nuk e fal shpirti mesazhi i forte i babait qe humbi vajzat ne aksident kujdes shpejtesine dhe alkoolin nuk ju ka borxh askush 68c493a4deb46

“Nuk e fal shpirti…”/ Mesazhi i fortë i babait që humbi vajzat në aksident: Kujdes shpejtësinë dhe alkoolin, nuk ju ka borxh askush

September 12, 2025
1 minut lexim

Me lot në sy, i shkatërruar nga humbja e dy vajzave, që u shuan në lule të rinisë në një aksident automobilistik, Riza Dhimaku dha një mesazh të fortë për emisionin “Për shqiptarët”.

Jeta e Elvisës dhe Rozinës u ndërpre pabesisht pasi një automjet i preu rrugën. Në videomesazhin e tij, Rizai apelon për kujdes në drejtimin e mjetit, për të parandaluar tragjedi se kjo e familjes së tij.

Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”, theksoi Riza Dhimaku.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sorensen deklarohet pas takimit te djeshem ne bruksel 68c493017ae79
Lajmi i mëparshëm

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

nje kerpudhe vrasese alarmon spitalet evropiane 68c4941c37853
Lajmi i radhës

​Një kërpudhë vrasëse alarmon spitalet evropiane

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë