sorensen deklarohet pas takimit te djeshem ne bruksel 68c493017ae79

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

September 12, 2025
1 minut lexim

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti dje në takim kryenegociatorët e dialogut, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Sorensen deklaroi se u bisedua mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së personave të zhdukur.

“Dje në Bruksel, prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime dypalëshe dhe trepalëshe mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së Personave të Zhdukur. Fatkeqësisht, seanca inauguruese e Komisionit të Përbashkët nuk u zhvillua. Gati për të vazhduar pasi Palët të jenë dakord” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, dje pas përfundimit të takimit, Bislimi deklaroi se ekziston një mos-harmoni në ekipin serb.

“Këtu kemi parë pak a shumë edhe njëfarë mos harmonie në ekipin serb, ku si duket dikush ka dashur që ne sot ta themelojmë (komisionin) por pjesa tjetër ka bllokuar”,  ka thënë Bislimi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chelsea i hyn gares per lojtarin 68c492f3a24da
Lajmi i mëparshëm

Chelsea i hyn garës për lojtarin

nuk e fal shpirti mesazhi i forte i babait qe humbi vajzat ne aksident kujdes shpejtesine dhe alkoolin nuk ju ka borxh askush 68c493a4deb46
Lajmi i radhës

“Nuk e fal shpirti…”/ Mesazhi i fortë i babait që humbi vajzat në aksident: Kujdes shpejtësinë dhe alkoolin, nuk ju ka borxh askush

Të fundit nga

Kurti takohet me presidentin e Bankës Botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka takuar presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga. Kurti ka bërë

Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht

Vjeshta zyrtarisht nis sonte në orën 02:05, me ekuinoksin e vjeshtës. Në hemisferën veriore, nga kjo datë ditët do të shkurtohen gradualisht, ndërsa netët do të zgjaten. Në Shkup, dita e parë
ShkoLartë