Nottingham Forest vendos rekord

min lexim

Nottingham Forest bënë goditjen e parë në merkato. Klubi i sapo ngjitur në Premier League ka gjetur akordin me sulmuesin nigerian Taiwo Awoniyi, i cili ishte pjesë e gjermanëve të Union Berlin.

“The Tricky Trees” të shpenzuan 17 milionë paund për 24-vjeçarin, i cili bëhet kështu transferimi më i shtrenjtë (rekord) në historinë e Forest. Sulmuesi ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez dhe sezonin e kaluar ai realizoi 20 gola në 43 ndeshje me Union Berlin në të gjitha kompeticionet.

Awoniyi u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim dhe ndihet krenar që ka vendosur një rekord të tillë.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj në Premier League. Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe besoj se do të bëjmë një sezon të mirë dhe besimin e drejtuesve do t’a shpërblej me paraqitje të mira në fushën e lojës” – tha sulmuesi

Duhet theksuar se Awoniyi nga viti 2015 dhe deri më vitin 2021 ishte një lojtar i Liverpool, por “The Reds” nuk besuan kurrë te ai duke e dërguar gjithmonë në huazim, me sulmuesin i cili ka luajtur në pesë huazime të ndryshme (FSV Frankfurt, NEC, Mouscron, Gent dhe Mainz 05) përpara se kartonin e tij ta zotëronte Union Berlin në verën e vitit 2021.

Gjithashtu Taiwo ka zhvilluar edhe katër ndeshje me përfaqësuesen e Nigerisë dhe ka shënuar një gol.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse na pëlqejnë historitë e trishta

Story i radhës

Barcelona dhe United shumë afër marrëveshjes për De Jong

Të fundit nga