hyseni thirrje opozites lerini inatet votoni bartjen e mjeteve 673788364ee8a

Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mjeteve

November 15, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i ka bërë thirrje opozitarëve të kësaj komune që të votojnë bartjen e mjeteve nga viti 2023, me të cilin veprim sipas tij, opozita po i dëmton qytetarët.

Sipas kreut të kësaj komune, disa projekte dhe subvencione nuk po mund të realizohen e kjo po ndodhë si shkak i mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit.

“Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni.

Kreu i gjilanasve tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe janë në shërbim, sipas tij, të së mirës së të gjithë qytetarëve.

Andaj mbi këtë bazë, ai u ka bërë thirrje opozitës që të lënë anash inatet e ta votojnë bartjen e mjeteve  nga viti 2023. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vrasja e dyfishte denohet deri ne burgim te perjetshem 67378783668b0
Story i mëparshëm

Vrasja e dyfishtë dënohet deri në burgim të përjetshëm

vullneti improvizon nje telefonate therret prinderit e gjestit 673788af4778e
Story i radhës

Vullneti improvizon një telefonatë, ‘thërret’ prindërit e Gjestit

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë