noka basha eshte bere meme ne nivel kombetar shqiptaret po tallen me te 6228c52718b67

Noka: Basha është bërë meme në nivel kombëtar, shqiptarët po tallen me të

March 9, 2022
1 minut lexim

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se Lulzim Basha është bërë meme në të gjithë Shqipërinë, ku shqiptarët tashmë po tallen me të.

Noka në një intervistë për Ora News, theksoi se PD tashmë është futur në një proces rikonstrukturimi për hapjen e partisë.

Flamur Noka: Për Bashën dominojnë memet në nivel kombëtar, ku tallen gjithë shqiptarët me të. Kjo është katandisje shumë e rëndë. Kjo i ka bërë që kolegët e mi të lirohen dhe të mos jenë peng i Bashës.

Ne kemi futur PD në një proces, një proces rikonstrukturimi dhe riorganizimi. Është një proces rrënjësor, i hapjes së partisë. PD e ka jetësore hapjen ndaj intelektualëve, të rinjve, të personaliteteve  të shoqërisë civile, sepse vetëm në këtë mënyrë PD e ka rigjeneruar veten e saj si një organizim shumë i fortë. Metoda staliniste e largimeve të njerëzve, është metodë që i përket shekullit të kaluar.

Ai tha se Lulzim Basha, ka mentalitet bolshevik, ndërsa theksoi se ajo që s’u vërtetua me 8 janar, kur u zhvillua protesta para selisë së PD, u vërtetua më 6 mars.

Flamur Noka: Qëlloi se edhe në këtë shekull njeriu që ne menduam se do ishte properëndimor, rezultoi se ishte me një mentalitet të tillë bolshevik. Basha i kërkoi ndihmë pengmarrësit që ta mbronte nga demokratët më 11 dhjetor. I ndërtoi bunkerin dhe dërgoi aty hordhitë policore për të dhunuar demokratët që donin të shkonin te shtëpia e tyre. Ajo që nuk u arrit me 8 janar u vërtetua me 6 mars. Ajo godinë është shndërruar në bunker që është në interesa të Edi Ramës, për asnjë moment për interesa të demokratëve.  

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

permiresohet situata e covid 19 ne kosove bilanci i 24 oreve te fundit 6228c439bd727
Story i mëparshëm

Përmirësohet situata e Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

loje lepuri dhe iriqi ish gjenerali i nato s paralajmeron humbje te medha dhe beteje te gjate per kievin 6228c5618baf8
Story i radhës

“Lojë lepuri dhe iriqi”/ Ish Gjenerali i NATO-s paralajmëron humbje të mëdha dhe betejë të gjatë për Kievin

Të fundit nga

Platforma X e Elon Musk jashtë funksionit

Platforma X, e njohur më parë si Twitter, aktualisht po vuan nga një ndërprerje masive pasi përdoruesit raportojnë probleme me faqen. Sipas Downdetector, mijëra përdorues po luftojnë për të hyrë në X. Faqja,
ShkoLartë