Përmirësohet situata e Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja me Covid-19 dhe 2 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.776. Në total numri i rasteve aktive është 831

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.816.525 doza të vaksinës.  Deri më sot 817.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.268 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VOA: Kosova synon përshpejtimin e anëtarësimit në NATO

Story i radhës

Noka: Basha është bërë meme në nivel kombëtar, shqiptarët po tallen me të

Të fundit nga