Noka: Basha është bërë meme në nivel kombëtar, shqiptarët po tallen me të

min lexim

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se Lulzim Basha është bërë meme në të gjithë Shqipërinë, ku shqiptarët tashmë po tallen me të.

Noka në një intervistë për Ora News, theksoi se PD tashmë është futur në një proces rikonstrukturimi për hapjen e partisë.

Flamur Noka: Për Bashën dominojnë memet në nivel kombëtar, ku tallen gjithë shqiptarët me të. Kjo është katandisje shumë e rëndë. Kjo i ka bërë që kolegët e mi të lirohen dhe të mos jenë peng i Bashës.

Ne kemi futur PD në një proces, një proces rikonstrukturimi dhe riorganizimi. Është një proces rrënjësor, i hapjes së partisë. PD e ka jetësore hapjen ndaj intelektualëve, të rinjve, të personaliteteve  të shoqërisë civile, sepse vetëm në këtë mënyrë PD e ka rigjeneruar veten e saj si një organizim shumë i fortë. Metoda staliniste e largimeve të njerëzve, është metodë që i përket shekullit të kaluar.

Ai tha se Lulzim Basha, ka mentalitet bolshevik, ndërsa theksoi se ajo që s’u vërtetua me 8 janar, kur u zhvillua protesta para selisë së PD, u vërtetua më 6 mars.

Flamur Noka: Qëlloi se edhe në këtë shekull njeriu që ne menduam se do ishte properëndimor, rezultoi se ishte me një mentalitet të tillë bolshevik. Basha i kërkoi ndihmë pengmarrësit që ta mbronte nga demokratët më 11 dhjetor. I ndërtoi bunkerin dhe dërgoi aty hordhitë policore për të dhunuar demokratët që donin të shkonin te shtëpia e tyre. Ajo që nuk u arrit me 8 janar u vërtetua me 6 mars. Ajo godinë është shndërruar në bunker që është në interesa të Edi Ramës, për asnjë moment për interesa të demokratëve.  

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përmirësohet situata e Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Story i radhës

“Lojë lepuri dhe iriqi”/ Ish Gjenerali i NATO-s paralajmëron humbje të mëdha dhe betejë të gjatë për Kievin

Të fundit nga