Christopher Nkunku nuk do të mund të luaj në Kupën e Botës pasi mori një dëmtim në stërvitje, pasi është përplasur me mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga.
Kombëtarja franceze ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të Leipzig. “I lënduar në stërvitje, Christopher Nkunku nuk mund të jetë pjesë e grupit në Kupën e Botës.
I gjithë grupi ndan keqardhjen me Christopher dhe i uron atij shërim të shpejtë”, ka qenë reagimi.
Kjo është në një tjetër goditje për Francën dhe synimin e saj për të ruajtur titullin kampion, pasiqë paraprakisht ata kanë mbetur edhe pa N’Golo Kante, Paul Pogba dhe Presnel Kimpembe.