Njeriu me botë dhe vizion në sy….

min lexim

Sikur jemi të varë ose plagosur prej fjalëve që i flasim ose i shkruajmë përditë në gazetë ose në faqe libri, romani, novele, tregimi etj….!

Ndërkaq, do vdesim (ndoshta?) prej atyre fjalëve që nuk u thanë as nuk u shkruan kurrë nga njerëzit e ditur, të mençur, të urtë, të kualifikuar, profesional, intelegjent dhe kompetent.

Kështu që historianët, intelektualët ose artistët e fjalës së shkruar letrare, kulturore, gazetareske ose publicistike, e kanë për borxh ose obligim të madh t´i mbjellin dhe skalitin strofat, rrjeshtat (vargjet), antologjitë, shkrimet ose verprat e tyre kudo…Me shpresë që ato do mbijnë dhe lulezojnë një ditë edhe në vendët më të varfëra dhe më të shkreta në zemrën, shpirtin, mendjen ose trurin e njeriut.

Jeta është art në kuptimin e asaj se arti është filozofi. Apo….?!

Fjalën kryesore e kanë pra njerëzit e zgjedhur dhe kualifikuar në fushën e artit, kulturës dhe informacionit..

Mos harroni se ata që ëndërrojnë, rrejnë (genjejnë), mashtrojnë, anashkalojnë, përbuzin, linçojnë, nënçmojnë dhe i injorojnë të tjerët në bazë të dosieve ose buletinëve të huaja:  E kanë një “astar” ose “mantel të bardhë” paditurie, egoizmi, kretenizmi, cinizmi, injorance, dogmatizmi, demagogjie dhe hipokrizite të thellë ndaj atyre ngjarjeve, zhvillimëve ose figurave të njohura dhe relevante që nuk i njohin dhe s’i kanë njohur e s’do ti njohin kurrë.

I kanë nebulozën, mediokritetin, melankolinë, urrejtjen, xhelozinë, idiopatinë, flegamtizmin, hedonizmin, alkimizmin, sofizmin, ezoterizmin, konformizmin, oportunizmin, shantazhin, komplotin dhe linçim e dikujt tjetër që ë shtë me i madh, me i njohur, me i mençur, me i zgjuar, me kompetent dhe me meritor se ta: në cepin ose “flegërat e buzëve”, në maje të gjuhës, në sy, në vetulla ose çëpalla, në mendje dhe dikund thellë në shpirtë. Në fizikën si dhe në kiminë ose biokiminë e brendshme të trurit dhe shpirtit të tyre katran. 

Ata e kanë pamjen ose fytyrën e njerëzve që kërkojnë diçka me dëshpërim, me intati dhe xhelozi, në formë hakmarrjeje ose revanshi.

Ndërkohë që urrjejtja, inati, cmira, komploti, shantazhi, bojkoti, dëshprimi dhe revanshizmi, janë një diçka e lodhshme, e padobishme, monotone, reaksionare dhe anakronike. 

Nuk janë për njeriun normal dhe racional. 

Janë diçka e sëmurë, e kalbur, e qelbur, iracionale, stupide, nebuloze, jonormale, johumane ose jonjerëzore-përtej nesh.

 

Qofshin ato të paraqitura (prezantuara) ose interpretuara në forma ose mënyra të ndryshme fabuliste, metaforike, hostenike, cinike, injorante, satirike etj.

Njërzve të ditur, të mençur, patriot, intelektual dhe intelegjent që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë.

Ato janë pra vetëm për alkimistët, ezoteristët ose hedonistët e parikuperueshëm. Për ata që jetojnë në ëndërra, iluzione të ndryshme dhe utopi…. 

Ndaj, përderisa ju nuk e bëni të pavetëdijshmen të vetëdijshme, dhe ato nuk ua diktojnë jetën, botën, fatin, karierën dhe ardhmerinë tuaj, ju do ngelëni përgjithmonë robër ose skllëvër të nebulozës, mediokritetit, paditurisë, skizofrenisë, demagogjisë dhe hipokrizisë suaj, thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombtar.

Mos harroni se heshtja (ose të heshturit) e dikujt, në disa raste flet dhe vret më shumë se fjala e tjetrit.

U morr vesh se edhe fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, infomimi, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga  ai ose prej ti! Gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij e brendshme ose polare, të mbushura ose stërngarkuara me “forcë” ose “enërgji” të madhe egocentrike, narcisoide, iracionale, negative, instiktive, imagjinare, fiktive etj. 

Natyrisht se kjo mund të quhet egopati, egomani, apo “shizofreni (skizofreni) e butë” ose fillestare, përderisa personi ose individi, nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.

Sidoqoftë, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, diskrepancave ose disonancave të ndryshme kognitike, linguistike, leksikologjike, aksiologjike, politike, ushtarake, diplomatike, konceptuale, ideologjike, imagjinare, fiktive, anarkoteorike, anarkoindividualiste, anarkoliberaliste etj.

Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, kulturore, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike. 

Boshti i etikës shkencore, kulturore, informative, politike dhe diplomatike, qëndron tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme (globale ose universale), arti, kultura, informacioni, opinioni, studimi, analiza, kronologjia, logokrafia, politika e jashtme ose diplomacia, duhet të jenë intelegjente, intelektuale, profesionale, komparative, analogjike, komprehensive, kontemplative, komplementare, suplementare, shkencore ose humaniste…Të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohë në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale ose universale në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale. 

Kjo i duhet Kosovës për çastin ose momentin.

Të kesh sy e vesh, dhe të mos kesh tru (mend), nderë, moral, dinjitet, shikim, ideal, vizion dhe narracion, kjo është me e keqe dhe me e rëndë se vdekja, robëria dhe verbëria. 

Kjo të ngjanë në “punë” Sizifi ose “mision herkulesi”!

Kjo është blasfemi, demagogji, hipokrizi, diaboli dhe apostazi absolute!

Kjo është humbje ose zbritje maksimale e respektit, vlerës dhe auotiritetit të njeriut.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, tashti kanë lansuar dhe përçuar idenë përverse, ireverzibile, stupide, nebuloze, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi “veçimin, leqitjen ose izolimin” e akterëve ose protagonistëve të njohur të shumë ngjarjeve dhe ndodhjeve kombtare, politike dhe patriotike në Kosovë dhe diasporë, mbi “bazat” e shpifjeve, sajimëve, skizmatizimëve, kriminalizimëve ose penalizimëve të ndryshme!

U mor vesh se edhe akteret ose protagonistët njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur. 

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike në Kosovë dhe jashtë saj që shquhej e karakterizohej dikur me një shpirt të pasur hulumtues, skrupuloz dhe patiotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi,  vëzhgimi, studimi dhe analize.

Krahas saj, ka rinisur ose rifilluar edhe lufta e pamëshirmshme, infernale ose apokaliptike në mes vlerave dhe antivlerave. 

Sundimtarët ose pushtetmbajtësit e ri të Kosovës, ka kohë që me përbuzje, injorancë dhe cinizëm të skajshëm i shohin ose shikojnë intelektualët, patriotët ose politikanët e njohur shqiptar në Kosovë dhe emigracion ose diasporë. Si vegla ose instrumente të dikurshme politike, akustike, materiale, manuale, mekanike etj.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, kanë lansuar dhe përçuar idenë përverse, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi “patriotët”, “intelektualët”, “politikanët” ose “diplomatët e karierës” nga filan partia ose fistek qeveria në pushtet.

 Krahas saj, ka rinisur ose rifilluar edhe ndarja ose klasifikimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe gjahu i njohur agjitues ose propagandistik kundër figurave dhe personalitetëve të shquara intelektuale, profesionale ose politike jashtë Kosovës.

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e madhe e politikanëve ose lidershipit kosovar, akoma janë të zhytur ose fundosur dikund thellë në vetminë ose errësirën e madhe të egoizmit, nihilizmit dhe paditurisë së përkthyer në mediokritet dhe fatalitet, dhe kërkojnë edhe përmes vrimës së gjilpërës të drejtën e tyre “sovrane dhe aboslute” për t’u zgjedhur ose kandiduar në çdo kohë­, çdo pushtet (qeveri), funksion ose parlament të Kosovës!!!

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botèn dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca te ndryshme meskine, retrograde, infantile dhe patologjikë për të prezantur ose interpretuar lirinë (çlirimin), shtetin, pushtetin, sovranitetin ose pavarësinë e Kosovës si “gjah” dhe meritë eksluzive ose eksplicite të filan liderit ose fistek politikanit ditor ose periodik në Kosovë.

“Mëse tepërmi mban të ftohtë, duke e pritur agun ose lindjen e diellit në vendin, frontin ose taborrin e huaj ose kundërshtarë. (Proverbë romake)

Dikënd ose disa në Kosovë, si duket aq shumë i vret ose pengon emri, mbiemri, jeta, vepra dhe personaliteti i shquar Hafiz Gagicës etj….!?

Jo vetëm i Hafiz Gagicës.

Sipas Göethes dhe Schielerit, nga të gjitha shëmbjet (rrenimët) ose shkatërrimet e mundshme në këtë botë: mohimi, injorimi, shëmbja, rrenimi ose shkatërrimi i identitetit dhe personalitetit të njeriut intelektual dhe patriot, të duket me i thelli dhe më trishtuesi.

Se këndejmi, gjatë jetës dhe veprimtarisë time modeste ( me tepër se 41 vjeçare)-kam njohur dhe takuar figura ose personalitete të profilesh, kategorishë, funksionësh dhe misionësh të ndryshme.

Ndërkaq, takimet, bisedat, konsultat dhe përvojat e çmuara nga kontaktët ose takimet e ndryshme me z. Hafiz Gagica, ish kryetar i degës së LDK-së Gjermani dhe i kolegjiumit të kryetarëve të LDK-së në diasporë, i kam ruajtur ose veçuar në pirgun ose vitrinën e kujtimëve të përjetshme dhe tepër krenare.

Në instancë të fundit, njeriu ka se çfarë (çka) të mëson nga përvoja, narrativi, ideali, vizioni, intelekti, testamenti dhe misioni intelektual, politik dhe patriotik një intelektuali politik, politikani, veprimtari të shquar dhe patrioti shqiptar, siç është Hafiz Gagica.

Për me tepër ndërkaq, historia, filozofia, politologjia, diplomacia dhe kultura politike, janë mendimi dhe obligimi superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vezhgues të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike, diplomatike etj.

Ndërkaq, politikanët ose liderët e ndryshëm institucional, partiak ose politik, mund të jenë edhe ndjekës, edhe vëzhgues, edhe krijues ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një shteti ose kombi. 

Madje, edhe garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive, rekonstruktive, diakronike, dialektike etj.

Ndonëse, liderët ose politikanët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, politike, diplomatike, intelektuake, profesionale dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose heronjë që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, konceptët, profesionin, karierën, popullin (kombin) dhe shtetin e tyre e tyre, por edhe anëtar të shtresave, qarqëve ose elitave të larta intelektuale, kulturore dhe politike të një kombit apo të një shteti. 

I tillë është Hafiz Gagica… Njè politikan intelektual ose intelektual i rafinuar polotik me edukatë,kulturë, botë dhe vizion të qartë politik dhe diplomatik.

U morr vesh se sipas politologjisë ose shkencave politike, nëse injorohen, nënçmohen, zhdukën ose elimimohen politikanët, patriotët, demiurgët, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të njohur shtetror, nacional, intelektual, kulturor, politik ose patriotik si Hafiz Gagica etj., zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre.

Ndërkaq, nëse zhduket, injorohet, largohet, suprimohet ose eliminohet një lider ose politikan i lartë, kjo është humbje e dyfishtë. 

Gjithashtu, me rëndësi janë marëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e tyre insubordinuese ose interaktive me popullin (kombin) dhe atdheun e tyre e kanë mëse vështiri dhe kur kanë nevojë.

Hafiz Gagica nuk i shkëputi kurrë angazhimin, kontributin dhe lidhjet e tij shpirtërore, emocionale, intelektuale, politike ose patriotike me kombin dhe atdheun.

Për z. Gagica, patriotizmi dhe politika, nuk janë objekte të mendimit të fokusuara, objektivizuara ose subjektivizuara vetëm në shpirtin dhe trurin (intelektin) e njeriut, por edhe çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante që shkrihen dhe bëhën bashkë në një subjekt të vetëm.

Ndryshe nga kjo, filozofia politike është degë ose një disiplinë e posaçme e filozofisë së përgjithshme e cila në forma dhe menyra të ndryshme abstrakte, skematike, strukturale, organike, evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera i ka për qëllim studimet dhe analizat e thella (të gjithëmbarshme mbase) të ideve, konceptëve, teorive, formulimëve dhe argumentëve të njohura shkencore ose metodologjike me anë të të cilave ngritet, krijohet dhe formohet ose formulohet mendimi dhe nocioni i njohur shkencor ose politik mbi individin, popullin (kombin) shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. 

Ndërkaq, debatët, idetë, konceptët, tezat, antitezat, sintezat, formulat dhe teoritë e njohura rreth fjalës, nocionit, substratit, antinomit ose antonimit të njohur ‘politik’, ‘politikë’ ose ‘politike’: Me gjasë sikur paraqesin njëren prej sfidave dhe preokupimëve (provokimëve) me të rëndësishme ose kryesore në kuadrin e përgjithshëm të filozofisë politike dhe asaj analitike. 

Ndonëse, në kontekstin ose dimenzionin e gjërë të fjalës, me nocionin e mesipërm ‘politike’ ose ‘ politikë’, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi (pushteti) politik së bashku me mendimin politik, si dhe institucionet e njohura shtetërore, qeveritare, politike ose diplomatike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. 

Ndaj, mu për këtë shkak, të shumëta (shumëfishta) dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj.

Se këndejmi, filozofia politike dhe ajo analitike si praktikë e përgjithshme dhe teori, filllojnë të bëhen të rëndësishme, funksionale, aksionale dhe tepër valide mu në atë moment kur qeniet ose krijesat e njohura njerëzore, qytetare, kulturore ose politike, respektivisht, shoqëria e gjere njerëzore ose qytetare, fillojnë t´i përceptojnë, akceptojnë, konceptojnë dhe anticipojnë vetvetën dhe organizimin e tyre global, universal ose kolektivë si diçka të rëndësishme, të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike, rekonstruktive, funksionale, aksionale, impulsive, energjike, dinamike etj. Mbase si një diçka që ka ( kanë) shpirtë, sens, intuitë, kuptim, logjikë, potencial, moral, motive, ideale, vizione, forcë (fuqi) dhe enërgji të mjaftueshme morale, intelektuale, profesionale, kretative dhe pozitive për t´i levizuar dhe çuar gjërat përpara në kuptimin e njohur evolutivë, empirikë ose koherent të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. 

Gjithënjë duke menduar këtu në menyrë ekskluzive, implicite ose eksplicite në rolin, angazhimin, misionin dhe kontributin e çmuar intelektual, profesional, politik ose diplomatik të politikanit të lartëcekur shqiptar në mërgim, z. Hafiz Gagica, i cili një kohë të gjatëve ishte ngritur ose shndërruar në institucion ose instancë të larte morale, intelektuale, profesionale, politike dhe patriotike të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani dhe me largë. 

Emrin e tij e përmendin ose lakojnë me respekt dhe admirim të posaçëm shumica e mërgimtarëve shqiptar në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani.

Se këndejmi, të shumëta dhe shumëfishta kanë qenë angazhimet dhe kontributët e z.Gagica për Kosovën dhe shqiptarët në një hark të gjatë kohorë dhe hapësirorë. 

Duke filluar me angazhimin dhe kontributin optimal ose maksimal të Hafizit (Gagicës) në organizimin dhe mobilizimin e përgjithëshëm kombtar ose patriotik të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani ose Perëndim….

Pë të vazhduar me kontaktët dhe bashkëpunimet e tij multidimenzionale me figurat ose personalitetët elite ose prominente të shtetit, qeverisë dhe parlamentit (bundestagut) gjerman me temën bosht: lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës dhe kështu me radhë.

Pa i harruar këtu edhe Znj. Donika Gërvalla, z. Marjan Tunaj, z. Sali Çekaj, z.Hazir Krasniqi, z. Emrush Lokaj dhe bashkëpunëtor të tjerë intelektual dhe profesional në stafin (bordin) e z. Gagica.

Ndërkohë që Hafiz Gagica ka qenë me tepër lider ose politikan konvencional ose global i mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani, se sa lider ose udhëheqës i kolegjiumit të kryetarëve të degëve të LDK-s në diasporë. 

Misioni i tij ka qenë organizimi, zhvillimi dhe përparimi i gjithëmbarshëm (global ose universal) i kombit dhe atdheut.

Duke e vënë theksin këtu në teorinë dhe praktikën e përgjithshme shkencore ose politologjike mbi organizimin dhe funksionimin e preferuar avangard dhe pozitivist të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare. Respektivisht, mekanizmave ose institucionëve të njohura shteterore, qeveritare, parlamentare, politike etj. Me theks të posaçëm të mekanizmave ose institucionëve të njohura shtetrore, qeveritare, parlamentare, partiake, politike dhe ushtarake (luftarake)-para dhe gjatë luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë.

Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore, respektivisht, shtetrore, nacionale, institucionale dhe konstitucionale: Në figurën ose personalitetin e Hafiz Gagicës, mund t’i gjejmë ose takojmë njëkohësisht edhe “zeusin” ose zëdhënësin e paepur tè luftës për liri (çlirim), edhe zëdhësin ose ambasadorin e spikatur të popullit dhe shtetit të Kosovës në një kohë kur Kosovës dhe shqiptarëve u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë në fytë.

Edhe fondi i 3 % së bashku me ndihmat e luftës etj.., asokohe janë siguruar kryesisht nga anëtarësia e LDK-së dhe PSHDK-së në Gjermani dhe vendët tjera.

Për me tepër ndërkaq, Hagiz Gagica me sensin, narracionin, invencionin, potencialin, kapacitetin, akribitetin, luciditetin dhe subtilitetin e tij profesional ose politik, asokohe ia doli që në sheshin qëndrorë “Mark Platz” të kryeqytetit të atëhershëm gjerman (Bonn): Ti tubonte nga 1OO mijë shqiptar së bashku me figura ose personalitete qëndrore të shtetit, qeverisë dhe parlamentit (bundestagut) gjerman. Duke i bërë kështu jo vetëm sheshët, por edhe mediat dhe politikën qëndrore të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman të flisnin dhe mendonin asokohe shqip për Kosovën dhe shiptarët.

Ndaj, edhe bazat ose themelët e njohura të filozofisë politike të Hafiz Gagicës, në këtë kuader kanë një karakter dhe dimenzion të gjërë konstelacional, multilateral dhe kolateral.

Ato janë të ndërlidhura me parimet, premisat ose principet e njohura etike, profesionale, kombtare dhe patriotike. Gjegjësisht, me kauzalitetin ose ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), kulturore, historike dhe gjeografike të Kosovës dhe shqiptarëve. Të paraqitura ose prezantuara në menyrë suplementare, komplementare dhe tepër intelegjente e akribike edhe në kontaktët ose takimët e tij me palën gjermane ku vinin në shprehje përvoja, shkëlqimi ose brilanca e tij intelektuale, profesiinale, politike dhe patriotike.

Ndryshe nga kjo, çdo njohuri, ideal, koncept, narracion, vizion ose dituri e lartë mbi shtetin dhe shoqërinë, sipas filozofisë politike, lindin ose burojnë nga dialogu dhe dyshimi. Për të përfunduar në besim dhe bindje të plotë individuale dhe kolektive në fitore.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe elitat, prominencat,  proviniencat ose remishencat e ndryshme koniukturale, nomenklaturale, manufaktuare dhe të tjera së bashku me marëdhëniet, raportët ose konstelacionet e njohura botërore ose ndërkombtare që i njeh dhe respekton Hafiz Gagica.

Sidoqoftë, gjithnjë sipas filozofisë filotike, asnjëherë nuk është e tepërt ose inflatore, nëse flasim, mendojmë ose gjykojmë dy-tre herë për çështje dhe aspekte të larta shtetërore, nacionale, politike, historike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera. Kjo në radhë të parë pë faktin se të flasim, debatojmë, dialogojmë dhe mendojmë, kemi të drejtë gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të vendosim ose të nënshkruajmë për çështje madhore ose kardinale, kemi të drejtë vetëm njëherë. Ky është edhe parimi, vizioni, testamenti ose postulati intelektual dhe profesional i Hafiz Gagicës. 

Hagiz Gagica së bashku më të kaluarën dhe përvojen e tij, i duhet jetës institucionale dhe politike të Kosovës. 

Sidoqoftë, të njohësh dhe respektosh vetvetën tënde së bashku me të kaluarën ose historinë e përgjithshme të familjes, kombit dhe atdheut të tënd si dhe t´i nderosh dhe respektosh miqtë ose aleatët e njohur natyror dhe historik, ky është çelësi ose kjo është formula kryesore e filozofisë politike.

ASh

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut në Kovid zonë të verdhë, tani për tani nuk ka masa të reja

Story i radhës

Ilir Meta thirrje qeverisë: Ulni çmimet, rrisni rrogat dhe pensionet!

Të fundit nga