vashat e kastriotit me zemer te madhe fitojne me 10 gola dallim ne vushtrri 67390539c812e

Vashat e Kastriotit me zemër të madhe, fitojnë me 10 gola dallim në Vushtrri

November 16, 2024
1 minut lexim

Vashat e Kastriotit të Ferizajt me kryetrajneren Lirie Muhaxheri po tregojnë lojëra cilësore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Vashat e Kastriotit i dhanë leksion Vushtrrisë duke i shkaktuar humbje me rezultat 31:21 në palestrën e sportit “Jeton Tërstena – Totta” në Vushtrri.

Loja kolektive është fryt i fitores së pestë nga shtatë ndeshje në kampionat.

Bintou Oulare me 11 gola është më efikasja për Kastriotin. Shtatë i shënoi Kosovare Stagova, gjashtë Elza Reçica e pesë Puhiza Gashi.

Burneta Rama ishte më efikasja te Vushtrria me gjashtë gola. Nga katër i shënuan Rina Gubetini, Gentiana Basholli e Albulena Kelmendi.

Kastrioti renditet në vend të tretë me 10 pikë të mbledhura e Vushtrria në të shtatin me 2 sosh.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shkencetari deklaron se nasa mund te kete vrare aksidentalisht jeten ne mars 6739048ac5f23
Story i mëparshëm

Shkencëtari deklaron se NASA “mund të ketë vrarë” aksidentalisht jetën në Mars!

alternativa takoi strukturat dhe aktivin e partise ne kumanove 67390755aa210
Story i radhës

Alternativa takoi strukturat dhe aktivin e partisë në Kumanovë

Të fundit nga

ShkoLartë