Njerëzit në radhë me bidona, Kievi pa drita dhe ujë pas sulmeve me raketa

October 31, 2022
1 minut lexim

Mijëra qytetarë në Kiev kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë, pasi raketat ruse goditën sot objektet kryesore të infrastrukturës në të gjithë vendin dhe për pasojë plagosën 13 persona.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Klitschko, tha se 40% e konsumatorëve në Kiev mbetën pa ujë dhe 270,000 shtëpi nuk kishin energji elektrike. Njerëzit në kryeqytetin ukrainas u desh të qëndronin në radhë për të mbushur ujë nga pompat pasi u ndërprenë furnizimet.

Rusia tha se sulmet kishin për qëllim kontrollin ushtarak dhe sistemet energjetike të Ukrainës, por ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 45 nga 55 raketa që ishin lëshuar.

Por pasojat e raketave të së hënës shiheshin kudo. Në disa rajone janë futur ndërprerje të energjisë elektrike.

Presidenti Volodymyr Zelensky u kërkoi ukrainasve të reduktojnë energjinë elektrike. Në Kiev, dritat e rrugëve u fikën dhe trolejbusët u zëvendësuan me autobusë të zakonshëm.

Përveç kryeqytetit, zona të tjera të prekura nga sulmet ishin Lviv, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Zaporizhzia.

18 objekte, shumica e tyre gjeneruese të energjisë, u goditën nga raketa dhe dronë në 10 rajone, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa njëra prej tyre goditi një qytet në Moldavi.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fatmir Limaj dhe PDK janë krijesa të dështuara politikisht!

Story i radhës

Grubi në Click plus: Në BDI ka vetëm demokraci, mirëpriten idetë dhe debatet

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë