Një tërheqje taktike e afatit për targat ilegale serbe, mjaft e dobishme për Kosovën..!

min lexim
Thënë të vërtetën, duke pasur parasysh mungesën e vizionit, Programit dhe transparencës në punën e qeverisë së Kosovës, vendimi i sotëm për shtyrjen e afatit të përshkallëzuar deri me 21 prill 2023, për mos implementimin e marrëveshjes për targat ilegale KM, UR, etj., si dhe ligjin me të cilin rregullohet kjo çështje, përveç se ishte befasues, në fakt ishte mjaft qetësues për opinionin, sidomos atë në Kosovë!

Do të ishte çmenduri e llojit të vet, po qese autoritet qeveritare të Kosovës nuk do të reflektonin pozitivisht kundrejt kërkesës së miqve tanë amerikan, të cilët ka disa ditë që më këmbëngulje kanë kërkuar nga zyrtarët e Kosovës që afatin për targat serbe ta shtyjnë për 10 muaj, derisa shumë ngjarje në Evropë të bëhen të qarta, sidomos rrjedha dhe epilogu i agresionit rus në Ukrainë.

Kjo për faktin, sepse SHBA-të, aleati ynë shpëtimtar nga gjenocidi serb me 1998/99, në strategjinë e saj gjeopolitike në botë si dhe në angazhimin suplementar në zhbërjen dhe rrënimin e regjimit komunist-diktatorial-kriminal në Rusi, duke e ndihmuar njëkohësisht popullin ukrainas në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe territorial të tij para sulmeve barbare të regjimit fashist të V. Putinit, gjegjësisht ndërtimin e rendit demokratik në Rusinë hegjemoniste, e që ky është edhe misioni numër NJË i miqve tanë amerikan, ngritja e tensioneve në veri të Kosovës për shkak të mos ndërrimit të tabelave të automjeteve të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, por që ende bartin targa të vjetra dhe ilegale të lëshuara në Serbi, do të ishte një gabim i rënd i cili Kosovës do t’i kushtonte tepër shumë. Mbase, do të ishte thikë pas shpine përpjekjeve amerikane për ta gjunjëzuar dhe ulë në bisht “Ariun verior” rus i tërbuar në Ukrainë!

Një gjë është më se e sigurt, se spiunët rus me qendër në Nish në bashkëpunim të ngushtë me BIA-n e Serbisë, e kanë të gatshëm skenarin kriminal për sulme terroriste ndaj policisë së Kosovës, ku sipas agjencive të huaja, që disa ditë 300 mercenarë rus bashkë me grupe kriminale serbe janë duke lëvizur natën në veri të Kosovës, pra duke e pritur momentin e duhur për ta filluar konfliktin e armatosur, me qëllim të destabilizimit të Ballkanit perëndimor, i cili do t’i shkonte plotësisht në favor planeve cariste të Rusisë për të dalë në ujërat e ngrohta të detit Adriatik..!?

Pra, duke mos e miratuar kërkesën e miqve tanë amerikan për shtyrje të afatit për zbatimin e ligjit për targat ilegale serbe, ashtu siç pati deklaruar në dy ditët e fundit kryeministri Kurti, se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat serbe, nuk ka asnjë dyshim, se miqësia dhe aleanca shqiptaro-amerikane do të dëmtohej seriozisht.

Kështu që, zgjedhja sollomone e qeverisë për shtyrje të afatit deri me 21 prill 2023, në një mënyrë apo tjetër, është për t’u përshëndetur, me shpresën se deri në pranverën e ardhshme lufta në Ukrainë do të përfundojë, ose, së paku situata e tendosur në Evropë do bëhet më e qartë në raport me humbësin apo fituesin e luftës në Ukrainë!     

Story i mëparshëm

Këshilla praktike për të larguar frikën nga avioni

Story i radhës

Kovaçevski: OBRM-PDUKM nuk do të kërkojë askund falje për gënjeshtrat se gjuha maqedonase është bërë dialekt

Të fundit nga