protesta ne venezuele pas zgjedhjes se presidentit maduro lirohen 70 te arrestuar 6739e4ccb0854

Protesta ne Venezuelë pas zgjedhjes së presidentit Maduro, lirohen 70 të arrestuar

November 17, 2024
1 minut lexim

70 protestues janë liruar nga burgu në Venezuelë, të cilët u arrestuan nga protestat e dhunshme pas zgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro.Nga zgjedhjet e datës 30 korrik, protesta masive u mbajtën në Venezuelë me arsyetimin se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Më shumë se 1800 persona janë arrestuar dhe 24 persona të tjerë janë vrarë gjatë represionit.
Lirimi i 70 personave që mbaheshin në qeli erdhi si pasojë e vdekjes së një protestuesi i cili kishte qenë i shtruar në spital që nga data 11 Tetor. Prokurori i Përgjithshëm tha të premten se ai vdiq në spital pas marrjes së “ndihmës mjekësore adekuate”, por nuk e sqaroi datën e vdekjes.

Kriza politike në Venezuelë ka qenë prezente që nga zgjedhjet e korrikut, ku autoritetet elektorale, të kontrolluara nga Maduro, shpallën fitore me 51% të votave, ndërsa opozita ka prezantuar shifra që sugjerojnë fitoren e udhëheqësit të opozitës, Edmundo González. Shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë refuzuar ta njohin këtë fitore të Madurës.

Maduro është planifikuar të fillojë një mandat të tretë radhazi në janar 2025, pavarësisht dyshimeve mbi ligjshmërinë e fitores së tij. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kontestimi i ligjit per gjuhet bdi gjuha shqipe vija qe nuk mund te kapercehet 6739deb56a969
Story i mëparshëm

Kontestimi i ligjit për gjuhët/ BDI: Gjuha shqipe – vija që nuk mund të kapërcehet!

alma bektashi flet serish per tradhtine e pamundur te komunikosh me nje narcistoid 6739e583b191c
Story i radhës

Alma Bektashi flet sërish për tradhtinë: E pamundur të komunikosh me një narcistoid

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë