Një rajon në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Rajoni separatist Osetia Jugore do të mbajë një referendum nëse do të bëhet apo jo pjesë e Rusisë, sipas një lideri lokal.

Anatoli Bibilov tha se ishte “aspirata historike” e popullit të tij për t’u bashkuar me Rusinë, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Votimi do të bëhet më 17 korrik, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Moska e njohu Osetinë e Jugut dhe rajonin bregdetar të Abkhazisë si të pavarur pas një lufte me Gjeorgjinë në vitin 2008. Ajo ka ofruar mbështetje të gjerë financiare, ka ofruar shtetësinë ruse për popullsinë e tyre dhe ka vendosur mijëra trupa atje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Babi tronditet kur e sheh vajzën e tij 11 vjeçare të zhveshur në shtrat me …!

Story i radhës

​Ministri Peci: Politikat e MBPZhR-së do të jenë në dispozicion të bujqve punëtorë

Të fundit nga