​Ministri Peci: Politikat e MBPZhR-së do të jenë në dispozicion të bujqve punëtorë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar një fermerë në komunën e Prishtinës, ku është njohur nga afër me ecurinë e aktivitetit bujqësor të këtyre prodhuesve. 

Gjatë kësaj vizite, ministri ka qëndruar te fermerët e fshatrave Ballaban, Grashticë e Keqekollë, ku me këtë rast ka monitoruar edhe ecurinë e veprimtarisë së agrobiznesit “Era sh.p.k”, agro-biznes ky i cili ka për veprimtari kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave të malit. 

“Gjatë këtyre vizitave u njoha me kapacitetin që kanë këta fermerë për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave të malit e të cilët do ta kenë mbështetjen e Ministrisë për të zgjeruar dhe fuqizuar këto veprimtari bujqësore. Po ashtu, te ky fermer pashë pasion dhe vullnet të pashoq për këtë veprimtari dhe i premtova se politikat tona do të jenë gjithmonë në dispozicion të bujqve punëtorë”, theksoi ministri Peci.

Sipas komunikatës së MB-së, produktet e këtij agrobiznesi janë të certifikuara si organike përmes organeve të ndryshme certifikuese. Ky agrobiznes angazhon rreth 250 fermerë e banorë të zonës, të cilët bëjnë mbledhjen e produktit fillestar, si dhe ka një potencial të tharjes rreth 8 tonë për 24 orë, ndërsa kapacitetet e paketimit janë rreth 3000 paketime brenda një ndërrimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një rajon në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Story i radhës

Media serbe: Kosova dhe Serbia kanë shkelur Marrëveshjen e Washingtonit, dy shtetet që ndihmojnë Prishtinën

Të fundit nga