Një president si Besnik Mustafaj i bën nder Shqipërisë

April 22, 2022
min lexim

Gjithkahit po lëshohet fjala e “vota” në zarfa, e-maile, masmedia… për kandidatura për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, ndaj edhe une, sikurse legjislativët, po i baj publike tre emra nga ma të mirët e kësaj kohe, për këtë detyrë të lartë, të shenjtë, kombëtare.

E, ma i pari i të parëve, ma e para fjalë, ma e para “votë”, shkon për shqiptarin atdhetar e politikanin qytetar, për diplomatin e karierës e shkrimtarin, poetin, përkthyesin, analistin, botuesin…Besnik Mustafaj.

1.

Ende merret me diplomaci aktive, sepse Besnik Mustafaj është ndër themeluesit dhe Presidenti i Parë i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, një institucion diplomatik aktiv elitar, që ka “ajkën diplomatike” të ambasadorëve shqiptarë nga i gjithë Rajoni Ballkanik Shqiptarë, që i përcjellin me prononcime e angazhime diplomatike të gjitha ngjarjet ma të rëndësishmet e të veçantat të kombit tonë e botës globale.

Besnik Mustafaj në vitet 1992-’97 ka qënë ambasador i Shqipërisë në Francë, në Republikën Franceze Kontinentale e të Përtej Detit, në një nga shtetet ma të fuqishme të kohërave, po njiherit ishte dhe Përfaqësues i Shqipërisë në UNESCO, asokohe ishte ambasador jo rezident edhe në disa shtete të tjera përqark Mesdheut.

Gjatë kohës së detyrës së tij si ambasador i Shqipërisë e ka rritë nivelin e imazhit e të përfaqësimit të Shqipërisë në Francë e Frankofoni, ka nënshkruar dokumente me rëndësi si Traktati i Miqësisë midis Shqipërisë dhe Francës – traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perëndimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930, ishte Negociator për hyrjen e Shqipërisë në Këshillin e Europës e të tjera.

Ambasadori Besnik Mustafaj e vazhdoi karierën e tij diplomatike të lartë edhe duke shërbyer Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë (2005-’07) në vite të jashtëzakonshme e të papërseritshme me arritje diplomatike shqiptare drejt integrimeve në BE e NATO etj. Si Ministër i Jashtëm është Nënnshkrues i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian, në Tiranë- më 18 shkurt 2006; është një ndër lobuesit më të mëdhenj për Pavarësinë e Kosovës të arritur më 17 shkurt 2008, ka rritur ndjeshëm përfaqësimin diplomatik e kulturor të Shqipërisë në botë falë edhe kontributeve të tij diplomatike, etj.

2.

Besnik Mustafaj është një politikan atdhetar e qytetar, politikan i klasit të parë, politikan i prognozave, nismave e aksioneve politike zgjedhore e legjislative, politikan i përfaqësimeve politike nivelore kombëtare e ndërkombëtare, politikan lobues për forcën e tij politike, për Shqipërinë e tij. Ai i ka shërbyer politikës, edhe nga afër-edhe nga larg, vullnet lirë në politikë, punëmirë edhe pa teserë në politikë, edhe me trashëgimi biopolitike tëk fëmijtë e tij. Edhe i pa ikun kur nuk e deshti Politika, edhe i gjendshëm kur e donte Politika. Asnjëherë nuk e harroi Politikën, sikurse Politika asnjiherë nuk e harroi Besnik Mustafajn. Sa herë që Politika e pa të tepërt, ajo mbetej në diçka apo shumçka e mangët. Gjithësesi e gjithëherë, ma së shumti e ma së forti ka pasë nevojë Politika për Besnik Mustafajn se sa vet Besnik Mustafaj për Politikën.

Besnik Mustafaj është një nga themeluesit e Partisë Demokratike, e ma të pares parti politike opozitare në Shqipërinë postkomuniste, në Shqipërinë e Lëvizjes së Dhjetorit ’90, i partisë që solli Demokracinë, Tranzicionin, Kapitalizmin, zhvillim ekonomik-shoqëror, integrim euro-atlanitk, një Shqipëri Ndryshe, një Shqipëri tjetër. Ai arriti të ishte deri dhe Sekretar i Partisë Demokratike për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, çka ia ngriti imazhin e marrshin politik kësaj force politike opozitare të pas motmotit të keq barutkuq e bumerang gjithfarësh të ’97-tës.

Besnik Mustafaj është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë prej vitit ’91, në katër legjislatura, deri në vitin 2009 kur u tërhoq nga Politika, pavarësisht se Politika asnjëherë nuk deshti ta quante “të larguar” dhe kurrsesi nuk i ndejti larg, pasi ia donte fjalën, ia kërkonte hapin, ia njihte aftësitë e kahershme, mundësitë e pashterrshme, kontributet e vazhdueshme, të pandaluna, të ndjeshme.

Për aq kohë sa ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ai ishte gjithnjë shërbestar, misionarë, dinjitarë, lartnorë, në Komisionin për Politikën e Jashtme, si ZëvendësKryetar i këtij Komisioni, si dhe ZëvendësKryetar i Delegacionit të Përhershëm të Shqipërisë në Parlamentin Europian.

3.

Shkrimtari, gazetari e veprimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj është një nga themeluesit eKomitetit Shqiptar të Helsinkit në dhjetor 1990, një nga mbrojtësit ma të shquar të të Drejtave e Lirive Themelore të Njeriut, në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar, në mënyrë vetjake e institucionale, me penën e krijuesit, me peshën e diplomatit, me frymën e qytetarit, me përgjegjësinë e atdhetarit kombëtar shqiptar përgjatë më shumë se tri dekadave të fundit.

Biografia e tij kontributive në këtë fushë është mjaft e pasur, gjithsesi e madhe, sigurisht e pandulun, natyrisht e nevojshme, aq sa i bën nder kohës dhe emri i tij mbetet i nderuar.

Besnik Mustafaj është bashkëthemelues dhe President i parë i Pen Club Albania në Janar 1991, pjesë e PEN Club International, organizatës ma të vjetër globale (prej vitit 1921, në Londër), që thekson rolin e letërsisë në zhvillimin e kulturës botërore, duke luftuar për Lirinë e Shprehjes, për të promovuar miqësinë dhe mbështetjen intelektuale në mesin e shkrimtarëve në mesin e shkrimtarëve nga të gjitha anët e botës.

Shkrimtari e veprimtari i/për Letrat Shqipe, Besnik Mustafaj, gjithnjë ka qënë e mbetet i angazhuar me PEN Club Albania, edhe i vlerësuar prej Tij, sikurse ishte para disa kohësh nderimi me Çmimin PEN për vitin 2021 për veprën “366 rrëfenja për të mbjellë gjumin” me motivacionin: “Një roman i shkëlqyer që dëshmon në letërsinë e gjuhës shqipe, përmes origjinalitetit të stilit dhe imagjinatës së shkrimtarit, vlerën universale të lirisë si çështje dhe temë e përhershme e të gjitha kohëve”.

4.

Besnik Mustafaj është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare, autor i gjithë atyre librave me poezi, prozë, esse, të përkthyera e vlerësuara lartësisht e ndërkombëtarisht në më shumë se dhjetë gjuhë të botës, duke qënë një nga shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer dhe më të lexuar në të gjitha kontinentet, në gjuhën frenge, angleze, italiane, gjermane, greke, arabe, bullgare, etj. Gjithashtu ka dhe disa libra të përkthyer nga gjuhë e vende të ndryshe në gjuhën shqipe, për shqiptarët.

Besnik Mustafaj është një ndër botuesit e njohur në Shqipëri e gjithandej në Rajon e në Botë, si kryeredaktor i revistës “Bota letrare” (1990), i Shtëpisë Botuse “Ora” (2000-’05), President i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”- Media Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), etj. Gjithashtu, ka shkruar me dhjetra parathënie e pasthënie apo komente për autor e vepra letrare, në libar e tyre, për librat e tyre, etj.

Besnik Mustafaj është një nga krijuesit shqiptarë më prodhimtarë, më aktiv, më cilësorë, për nga numri i botimeve dhe cilësia e tyre, ku po cilësojmë disa prej tyre të botuara në tre vitet e fundit, si: ”Dëmtuar gjatë rrugës – roman me fund të lumtur”, i shpallur “Autori më i mirë për vititn 2019” nga Panairi Kombëtar i Librit :”Tirana 2019”; “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin”, botuar e vlerësuar më 2021 me Çmim të Parë në Prishtinë, “Historia si një mushkë”- novelë e vlerësuar në Panairin e Librit në Ulqin (2021) me Çmimin e Parë, e të tjera.

Besnik Msutafaj është vlerësuar e nderuar me çmime të ndryshme e të shumta kombëtare e ndërkombëtare për krijimtarinë e tij letrare, ndërsa vite më herët ka qënë ndër të propozuarit listnor për Çmimin Nobel.

5.

Besnik Mustafaj, pas largimit nga politika aktive, ka themeluar Forumin Shqiptar për
Aleancën e Qytetërimeve, është President i kësaj Aleance në Tiranë, çka ia ka kushtuar një pjesë të kohës së tij produktive edhe promovimit të DialogutNdërfetar dhe Ndëretnik, si një rrugë për të siguruar kohezionin e shoqërisë në emër tëPaqes së Përbashkët.

6.

Besnik Mustafaj ka një familje të nderuar, me nivel të lartë arsimor, kulturor, qytetar, mjaft aktiv në pozicionet e profilet e tyre, si në letërsi e kinematografi, në politikë e administratën publike, në jurispendencë; është i martuar me Donika Grevën, një gazetare e njohur, skenariste e regjisore e disa filmave dokumentarë dhe kanë dydjemë të mrekullueshëm, mbi 30 vjeçarë, Andin, kryer studimet pasuniversitare në Shkollën e Administratës Publike në Francë, dhe Dardanin – jurist i shkolluar në Perëndim, ish Këshilltar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Një President si Besnik Mustafaj i duhet Shqipërisë!

Ramiz LUSHAJ

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky paralajmëron: Putin nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën

Story i radhës

Windows Defender e konsideron Google Chrome si të dyshimtë

Të fundit nga

ShkoLartë