bik dhe arabia saudite do tu dhurojne 500 femijeve jetime nga 50 euro ne muaj per nje vit 676d9cce056ae

BIK dhe Arabia Saudite do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë nga 50 euro në muaj për një vit

December 26, 2024
1 minut lexim

Sot, në prani të anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, është inauguruar zyrtarisht projekti “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, një nismë e rëndësishme e realizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Projekti ka për synim që 500 fëmijë jetimë në Kosovë, pa asnjë dallim, të përfitojnë një ndihmë financiare prej 50 eurosh çdo muaj për një periudhë njëvjeçare.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shprehu mirënjohje për Qendrën e “Mbretit Selman” për këtë projekt dhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë ofruar ndër vite për popullin e Kosovës. Ai theksoi synimin që nga viti i ardhshëm të zgjerohet ky program duke përfshirë edhe më shumë fëmijë jetimë.

Ndërkohë, Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti”, vazhdimisht ka qenë pranë familjeve në nevojë.

Megjithatë, ndihma ndaj fëmijëve jetimë mbetet një prioritet i veçantë për këtë institucion, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për ta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perpjekjet e republikaneve per ndryshime ne procedurat qe lidhen me votimin ne zgjedhjet federale 676d9c1bc9229
Story i mëparshëm

Përpjekjet e republikanëve për ndryshime në procedurat që lidhen me votimin në zgjedhjet federale

per nje dimer te paharrueshem keto jane gjerat qe duhet te beni 676d9dfacecdc
Story i radhës

Për një dimër të paharrueshëm, këto janë gjërat që duhet të bëni…

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë