Një pjesë e opozitës në Shqipëri, me kandidatë të përbashkët në zgjedhje

1 minut lexim

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje vendore të 2023-shit.

Ky vendim u mor gjatë një takimi që kryetari i PD-së,  Sali Berish, pati me krerët e partive aleate në opozitë.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën të ditur se në këtë takim kanë qenë të pranishëm kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, kryetari i Partisë Agrare – Ambientaliste, Agron Duka, dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.

Selia blu thotë se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fajde dhe skema piramidale, arrestohen disa persona në Prizren, mes tyre dhe një polic

Story i radhës

Cilat janë frikërat më të mëdha seksuale të një gruaje dhe si t’i tejkalojë

Të fundit nga