Një media meriton të funksionojë në Kosovë!

July 15, 2022
1 minut lexim

Kjo është “Bota Sot”, tjerat media ose janë të shitura të partitë e ndryshme ose financohen nga grupet e ndryshme të interesit.

Prandaj, edhe për shkak të këtyre anomalive dhe patologjive gazetareske, nuk mund të kemi në Kosovë media, të cilat i shërbejnë me përgjegjësi opinionit për ta informuar drejt dhe me saktësi atë për të gjitha rrjedhat dhe proceset që ndodhin në vend, qofshin ato të dobishme apo të dëmshme për vendin.

Ndër të vetmet gazeta në Kosovë, e cila nuk i zgjedhë artikujt, posaçërisht secilin subjekt politik apo cilin politikan, e ka në shënjestër të kritikave për të metat dhe dobësitë e tyre në dëm të vendit, është gazeta nacionale “Bota Sot”.

Për shkak të korrektësisë dhe punës profesionale të gazetarëve të këtij mediumi të shkruar, jo rrallë janë kërcënuar me jetë dhe ca nga këta gazetarë edhe janë ekzekutuar nga bandat politike dhe për fatin e keq as kush nuk është dënuar për këto krime makabre, kundër fjalës se lirë dhe informimit të drejtë të opinionit kosovar para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës.

Edhe kaq vite pas lufte, ekzistojnë struktura destruktive dhe grupe të interesit, të cilat i kërcënojnë me jetë ca nga gazetarët e kësaj gazete, sepse nuk mund t’i përballojnë të zezat, të cilat gazetarët e kësaj gazete ua shpërfaqin ashtu siç janë për mes shkrimeve të tyre objektive dhe të sakta katërcipërisht .

Kur flitet për statusin e mediave të shkruara dhe atyre elektronike në Kosovë, ajo që duhet të ndëermirret është: Mediat duhet të përkrahen, por edhe duhet të kritikohen, sepse gjithmonë nuk e kryen veprimtarin e tyre ashtu siç duhet në mënyrë të paanshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania mbështet Moldavinë me 40 mln euro, deklarohet ministrja e Jashtme

Story i radhës

Konfiskohet drogë me vlerë afër gjysmë milioni euro

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë