Një maluer i rrezikshëm vë në shënjestër pajisjet Android

Ekspertët e sigurisë kibernetike zbuluan një maluer të ri të rrezikshëm që vë në shënjestër pajisjet Android. Në 2021, hulumtuesit zbuluan një maluer quajtur ERMAC që po sulmon telefonët Android.

Ndërsa tani ekspertët e ESET zbuluan një version të ri të trojanit bankar quajtur ERMAC 2.0 dhe është aktiv.

Malueri sulmon pajisjet Android përmes 467 aplikacioneve që vjedhin kredencialet dhe informacionet bankare.

ERMAC 2.0 shfaqet si një aplikacion popullor dhe origjinal ndërsa aktorët që operojnë atë e ofrojnë për 5,000 euro në muaj.

ERMAC 1.0 që u zbulua në Gusht të 2021, përdorte 378 aplikacione dhe ofrohej në formë abonimi për 3,000 euro në muaj.

Si funksionon?

Sapo një përdorues instalon ERMAC 2.0 përmes një aplikacioni të rremë, malueri kërkon 43 autorizime nga pajisja e tyre. Nëse këto lejet i jepen, aktorët që operojnë maluerin mund të marrin nën kontroll pajisjen e viktimës plotësisht.

Hakerët mund të aksesojnë SMS, kontaktet, regjistrimet audio apo të shkruajnë dhe fshijnë nga memoria e smartfonit.

Në disa raste malueri krijon një listë aplikacionesh të instaluara në telefonin e viktimës duke ndarë këtë informacion ma hakerët të cilët nga ana tjetër zhvillojnë skema “phishing” për të vjedhur të dhëna kur përdoruesit tentojnë të hapin aplikacionet. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ballkani i “hapur” me qiejt e mbyllur!

Story i radhës

Masa disiplinore ndaj 30 policëve që punojnë në kalimin kufitar në Bllacë

Të fundit nga