Një kurth djajsh për Ballist Morinën

May 25, 2022
min lexim

Kur Ismail Morina ngriti dronin në stadiumin e Beogradit atë tetor 2014, në lozhën e atij stadiumi ishte edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar. Burime të caktuara bëjnë me dije se Olsi ka marrë kontakt me “Ballistin” para se të lëshohej ky dron dhe ai ka qenë në dijeni të ngjarjes që do të ndodhte. Ndërkaq, Morina është ndjerë i sigurt në aktin e tij patriotik e madje i vlerësuar për faktin se nëpërmjet Olsit, edhe Edi do të ishte i informuar për çka do të ndodhte. E shihte aktin si shërbim edhe ndaj shtetit shqiptar!

Më vonë merret vesh se kryeministri i asaj kohe i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte në dijeni të ngritjes së dronit prej “Ballistit”! Ai ishte informuar jo vetëm nga agjencitë e zbulimit, por edhe nga Tirana zyrtare. Megjithatë pjesa zyrtare e painformuar në Beograd gati sa nuk prangosi Olsi Ramën si organizator të kësaj ngjarjeje, derisa ndërhyri kryeministri Vuçiq dhe Olsi u përcoll për në Shqipëri. Mediat serbe akuzuan vëllain e Edi Ramës për ngjarjen. Shqiptarët e shpallën “hero” jo vetëm Ballist Morinën, por edhe Olsin dhe Edin bashkë!

Në fakt gjithçka ishte një skenar me një regjisor të vetëm, Alkesandër Vuçiqin. Ballist Morina u përdor për dy arsye: Së pari për të promovuar patriotizmin e rremë të vëllezërve “Rama” dhe së dyti, për të mos e përfunduar ndeshjen, edhe pse në stadium ndodhej presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Kishte gjasa që ndeshjen ta fitonte kombëtarja e Shqipërisë! Presidenti Nikoliq ishte i painformuar për sa po ndodhte.

Ndërsa i kërkonte autoriteteve të vendit që Ismail Morina të kapej e arrestohej, segmentet e këtyre autoriteteve nën ndikimin e Vuçiqit u kujdesën që “Ballisti” të mund të ikte nga territori serb. Arrestimi i tij do t’i sillte telashe Edi dhe Olsi Ramës, pasi së paku Olsi ishte i implikuar drejtpërdrejt në skenarin e Vuçiqit, të njohur edhe nga kryeministri i Shqipërisë.

Sot Ballist Morina është arrestuar sërishmi në Kukës. Tani më ai nuk i duhet as Ramës, as Vuçiqit. Përkundrazi, u arrestua si shenjë hakmarrjeje dhe besnikërie e kryeministrit të Shqipërisë ndaj presidentit të Serbisë. Ligësia nuk ka asnjëherë limite. Të përdorin dhe në fund të përplasin në qelinë e burgut! Kjo është fytyra e vërtetë e dy bashkëkryetarëve të Open Balkan. Open për organizatat kriminale, offen për patriotët si Ballist Morina, i cili është thjesht një idealist që ra në kurthin e një politike absurde djajsh!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zëvendës-drejtori i Policisë së Shtetit flet për incidentet e tifozëve në Tiranë

Story i radhës

Krateri tre metra i thellë u largua pas sulmeve ruse

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë