nje kendveshtrim nga shqiperia per qeverine kurti 625596cd6f26b

Një këndvështrim nga Shqipëria për qeverinë Kurti

April 12, 2022
1 minut lexim

Ka një vit që po mirëqeverisë qeveria KURTI.

Ja një këndvështrim i shkurtër pa u shtrënguar e gërmuar për të sajuar diçka nisur nga ndonjë preferencë subjektiviste, por thjesht arsyeshëm, realisht e faktikisht dhe pa emocione politike.

Duke pasur parasysh krahasimin e kësaj qeverie të Kurtit që prej një viti në pushtet, me ato paraardhëse, qeveria Kurti as që mund të krahasohet me politikën të cilën e ndëshkoi votuesi kosovar me 14 Shkurt 2022.

Albini nuk e ka çelsin magjik që t’i zgjidhë urgjentisht të gjitha ato problematika që ia lanë trashëgim paraardhësit. Por duke u nisur nga realiteti, duhet pranuar se po të kishte qenë Kurti kryeministër ndryshe do kishin qenë punët në Kosovë sepse nuk do të kishte pasur shkatërrim e rrënim ekonomik e të ndërmarrjeve strategjike; nuk do të kishte pasur privatizim abuziv e rrënimtar ekonomik; nuk do të kishte pasur këso lloj korrupsioni të paimagjinueshëm, as këtë shkallë papunësie dhe largim të popullatës e të rinisë në perëndim.

Me Kurtin kryeministër nuk do të kishte pasur as Gjykatë Speciale, as Demarkacion me Malin e Zi të këtij lloji ku Kosova humbi mbi 8000 hektarë; nuk do të kishte pasur as Marrëveshje për Bashkësi Komunash serbe dhe as plan-projekte për copëtimin e Kosovës. Kaq besoj se është e mjaftueshme për të rrëzuar të gjitha retorikat dhe alibirat politike të politikës e të korrupsionit të vjetër kundër qeverisë Kurti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne nje studio kercimi grate ukrainase po mesojne vetembrojtjen 625596c79d32f
Story i mëparshëm

Në një studio kërcimi, gratë ukrainase po mësojnë vetëmbrojtjen

punimet ne rrjet keds i tregon cilat zona do te mbesin pa rryme 625597406f2fa
Story i radhës

Punimet në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë