renia e lisit ne dardani jep detaje drejtori i emergjencave 67d293c3d826f

Renia e lisit në Dardani, jep detaje drejtori i Emergjencave

March 13, 2025
1 minut lexim

Katër vetura janë dëmtuar si rezultat i rënies së një lisi.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në lagjen Dardania mbrëmjen e së mërkurës.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave në kryeqytet.

Fusha tha se nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

“Bashkë me zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara është bërë pastrimi i vendit”, tha Fushtica.

“Njëkohësisht iu kemi bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në komunë dhe t’i bëjnë kërkesat për dëmshpërblim si shkak i fatkeqësisë natyrore, domethënë së bashku edhe me kompanitë e sigurimeve ku i kanë siguruar veturat”, deklaroi ai.

Drejtori i Emergjencave njoftoi se sot sërish mund të ketë erëra të forta, për çka i luti qytetarët që të kenë kujdes.

Rreth rastit janë deklaruar edhe zjarrfikësit.

Komandanti Malë Gashi, tha se rasti kishte ndodhur rreth orës 23 e pesë minuta.

“Në vendngjarje ishte një emë e rrëzuar nga era dhe kishte rënë mbi disa vetura duke shkaktuar dëme materiale në disa vetura. Për prerjen e pemës e kemi shfrytëzuar motosharrën, pajisje stabilizuese dhe shkallën autohidraulike”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ukraina dhe lufta tregtare pritet te jene temat kyc ne takimet e g7 es 67d2930e545d4
Story i mëparshëm

Ukraina dhe lufta tregtare pritet të jenë temat kyç në takimet e G7-ës

lady gaga ka dy unaza fejese dhe ka treguar pse 67d294f3464bf
Story i radhës

Lady Gaga ka dy unaza fejese dhe ka treguar pse

Të fundit nga

ShkoLartë