Një qytetare nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar 17 persona, nga 176 testime të kryera.
Sipas të dhënave të ministrisë, janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Ndërkaq, janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.
Përditësimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 176 testime, 17 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 172 të shëruar në 24 orët e fundit
12 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 176 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:
6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarw në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarw në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.
Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeç.
Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 172
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 176
Testime totale 1,970,552
Raste pozitive 329,907
Raste të shëruara 324,964
Raste Aktive 1,357
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 601
Shkodër 167
Durrës 131
Elbasan 121
Fier 76
Vlorë 63
Gjirokastër 57
Korçë 44
Berat 41
Lezhë 28
Dibër 25
Kukës 3