Një çip i vogël i vendosur në krahun e djathtë të pronarit të një makine Tesla është ajo çfarë ai ka nevojë për tu kyçur në makinën e tij.
Brandon Dalaly publikoi një video në rrjetin social Twitter dhe në YouTube duke implantuar çipin VivoKey Apex në krah.
Çipi funksionon pa kontakt dhe mbulohet nga një substancë që lejon edhe përdorimin e tij për Apple Pay me teknologjinë NFC.
Finally decided to take my phone key issues in to my own hands… literally. Tesla key chip implant. pic.twitter.com/RVK8ZaePoI
— Brandon Dalaly (@BrandonDalaly) August 16, 2022
Pas ndërhyrjes që i kushtoi 400 dollarë, Dalaly tashmë përdor dorën e tij të djathtë për tu kyçur në makinën Tesla.
Ai tha se ky nuk është çipi i parë në trupin e tij, pasi në dorën e majtë ka një çip tjetër ku ruan informacione të kontaktit dhe shëndetësore.
Dalaly është një profesionist teknologjie dhe është pjesë e një grupi prej 100 personash që po testojnë çipin dhe funksionalitetet e tij. /PCWorld Albanian