Një aplikacion shtetëror për të shtuar martesat në Kinë

Për beqarët, takimet e lodhshme të dashurisë janë një fenomen universal. Orë të tëra duke kërkuar në një aplikacion për persona që mund tu përshtaten në vendin ku jetoni mund të çojnë në zhgënjim.

Një qytet në provincën lindore Jiangxi të Kinës thotë se ka gjetur një zgjidhje për gjetjen e dashurisë: një shërbim shtetëror.

Guixi, një qytet me 640 mijë banorë, ka lançuar një aplikacion që përdor të dhënat e beqarëve për të ndërtuar një platformë mblesërie. Aplikacioni i njohur si “Palm Guixi” përfshin një platformë për organizimin e takimeve sipas mediave lokale shtetërore.

Aplikacioni është pjesë e një nisme për të rritur martesat të cilat kanë qenë në rënie dramatike në dekadën e fundit. Për 1 mijë banorë ishin 5.4 martesa në Kinë në 2021, krahasuar me 6 në SHBA.

Përveç aplikacionit, qeveria lokale po organizon takime për ti afruar njerëzit. Në qytetin Gao-an afro 100 beqarë u grumbulluan në një event për tu njohur me njëri-tjetrin dhe folur për kulturën e madhe Kineze.

Një shtyllë tjetër e kësaj fushate është dekurajim i dhënies së parave në rastin e një lidhje martesore. Madje për kodin civil kinez përbën shkelje. Një traditë e vjetër, pagesat për nuset arrinin deri në 45 mijë dollarë në rast të një lidhjeje martesore.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Rikthehet në kombëtaren e Spanjës

Story i radhës

‘TikTok’ përballet me ndalimin e plotë në SHBA pasi shefi ekzekutiv dëshmoi para Kongresit

Të fundit nga