Nisi me rrebeshe të forta, si do të jetë moti gjatë javës, surpriza të shtunën dhe të dielën

May 2, 2022
1 minut lexim

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat po sjellin reshje të pakta shiu gjatë ditës së sotme. Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb bën të ditur se duke filluar nga dita e nesërme do të kemi përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Kjo do të sjellë që vranësirat e shpeshta të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, duke sjellë edhe rrebeshe të pakta të izoluara shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Do të kemi gjithashtu një përmirësim të dukshëm të motit gjatë ditës së enjte, por fundjava sjellë sërish reshje të pakta në territorin shqiptar. Për sa i përket temperaturave të ajrit kemi një rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme, ku vlerat minimale luhaten në 7-8 gradë në zonat malorë, ndërsa maksimumet nuk shkojnë më shumë se 19 gradë.

Ndërsa e marta dhe në vijim rrit temperaturat e ajrit, duke bërë që ato të shkojnë 25-26 gradë gjatë ditës së enjte dhe të premte. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Peja mposht Lubotenin në ndeshjen e parë finale

Story i radhës

Rama: Solidariteti, durimi, besimi e shpresa, ndër virtytet më të larta të njerëzimit

Të fundit nga

ShkoLartë