Rama: Solidariteti, durimi, besimi e shpresa, ndër virtytet më të larta të njerëzimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar festën e Fitër Bajramit për besimtarët myslimanë.

Rama në urimin e tij ka thënë se solidariteti, durimi, besimi dhe shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit.

Le të jetë ky mesazhi që na shoqëron çdo ditë, dukë na dhënë forcë të jemi më të dashur e më të sinqertë me njeri-tjetrin. Me dëshirën që Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin, ju uroj të gjithë juve besimtarëve Fitër Bajramin”, ka shkruar Rama.

Qytetarët e besimit islam kremtojnë sot (e hënë) festën e Fitër Bajramit, pas përfundimit të muajit të Ramazanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nisi me rrebeshe të forta, si do të jetë moti gjatë javës, surpriza të shtunën dhe të dielën

Story i radhës

Muslimanët në rajon falin namazin e Fitër Bajramit

Të fundit nga