Ka nisur numërimi i votave për 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Votimi u mbajt ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve gjatë Kuvendit Kombëtar të PD.
Delegatët e PD votuan sot për 200 anëtarë në atë që kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur “Ripërtëritje” e Partisë Demokratike.
Ndërkohë kujtojmë se nga krahasimi i përbërjes së vjetër me listën e kandidatëve të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar të PD-së, rezulton se rreth 38 demokratë nuk janë rikandiduar dhe mbeten jashtë forumit drejtues.
Mes emrave që nuk figurojnë në listën e re bien në sy Aldo Bumçi, Andi Mustafaj, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari dhe Robert Budina, si edhe figura të tjera nga radhët e demokratëve.
Burimi: botasot.info


