kurti ne gjilan premton mbeshtetje per ekonomi ushtri dhe arsim 6a1b3f378c3c1

Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe arsim

May 30, 2026
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan. Para të pranishmëve, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për një rekord të ri të fitores.

Kurti u zotua për mbështetje të prodhimtarisë me 1 miliard euro, si dhe për mbështetje për nënat lehona, gratë dhe prindërit apo gjyshërit që kujdesen për fëmijët.

“Një miliard euro për prodhimtarinë. Mandati i ardhshëm është mandat i prodhimtarisë dhe dritare për investimet e diasporës, 100 milionë euro”, tha ai.

Krahas kësaj, ai u zotua edhe për investime prej 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës, duke përmendur edhe ndërtimin e fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës.

“Kemi më shumë se trefishim të buxhetit, katërfishim të trajnimeve. Do ta bëjmë bashkë ekonominë me ushtrinë, ndërsa xhandarmëria do të sigurojë vijën kufitare nga trafikimi dhe kontrabanda. Do ta kemi edhe xhandarmërinë tonë dhe do ta kompletojmë infrastrukturën e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës”, tha Kurti.

Po ashtu, ai premtoi investime në arsim, strukturim të universiteteve publike, dyfishim të buxhetit për studentët dhe përmirësim të jetës për secilin qytetar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

policia e arreston burrin qe dhunoj gruan dhe u filmua nga nje deshmitar okular 6a1b28b0df96c
Lajmi i mëparshëm

Policia e arreston burrin që dhunoj gruan dhe u filmua nga një dëshmitar okular

nis numerimi i votave kush do jene 200 anetaret e rinj te keshillit kombetar te partise demokratike 6a1b3faf337b3
Lajmi i radhës

Nis numërimi i votave, kush do jenë 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Të fundit nga

ShkoLartë