Ka nisur dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve.
Qytetarët kanë janë grumbulluar në sheshin Skënderbej dhe prej aty kanë nisur marshimin përmes bulevardit Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë.
Siç shihet dhe nga pamjet, të rinj me flamuj kombëtar në dhe banderola kundër rritjes së çmimeve pritet të mbajnë protestën e 7-të radhazi në Tiranë.
Duket se protestuesit nuk kanë rënë dakord me paketën e rezistencës sociale të prezantuar nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve që ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.