nis aplikimi per vaksinim falas kunder gripit 6ad0037b88fc7

Nis aplikimi për vaksinim falas kundër gripit

October 15, 2026
1 minut lexim

Qytetarët nga grupet e rrezikuara mund të aplikojnë për vaksinim falas kundër gripit sezonal, pasi është aktivizuar ueb-faqja vakcinacija.mk, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin online, përmes të cilit regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin “Moj Termin”.

Më pas, me mesazh SMS do të njoftohen për datën dhe orën e vaksinimit, në pikën që kanë zgjedhur gjatë aplikimit.

Vaksinimi falas u dedikohet personave mbi 65 vjeç, të sëmurëve kronikë, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Sipas Ministrisë, vaksinimi është masa më efektive për parandalimin e gripit dhe të komplikimeve të rënda që mund të rrezikojnë jetën, veçanërisht te personat më të cenueshëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi ne rome nis konferenca europiane e kryetareve te parlamenteve 6acffd22b911f
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi në Romë, nis Konferenca Europiane e Kryetarëve të Parlamenteve

aksion i perbashket i fbi se dhe mpb se 20 vjecari nga recica e madhe dyshohet per krime kibernetike 6ad08b0d836c2
Lajmi i radhës

Aksion i përbashkët i FBI-së dhe MPB-së: 20-vjeçari nga Reçica e Madhe dyshohet për krime kibernetike

Të fundit nga

ShkoLartë