aksion i perbashket i fbi se dhe mpb se 20 vjecari nga recica e madhe dyshohet per krime kibernetike 6ad08b0d836c2

Aksion i përbashkët i FBI-së dhe MPB-së: 20-vjeçari nga Reçica e Madhe dyshohet për krime kibernetike

October 15, 2026
1 minut lexim
att.1 iHVr CKBjmEeNvN0MMBCGzb4 yVTZpiMbCUIldaU

Një hetim i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI) ka zbuluar administratorin e platformës ilegale online „OLVX“, përmes së cilës shiteshin të dhëna personale të vjedhura dhe mjete për krime kibernetike.

Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj një 20-vjeçari me inicialet E.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i dyshuar për mashtrim kompjuterik, keqpërdorim të të dhënave personale dhe vepra që lidhen me materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

Sipas MPB-së, në platformë ishin ofruar mbi 1.500 kredenciale të vjedhura për qasje në llogari dhe rrjete kompjuterike. Hetimi zbuloi gjithashtu se i dyshuari kishte administruar një grup ilegal në Telegram, ku ofroheshin shërbime dhe programe për veprimtari kriminale në internet.

Autoritetet e cilësojnë këtë si operacionin e parë të përbashkët të koordinuar kundër krimit kibernetik mes MPB-së dhe FBI-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nis aplikimi per vaksinim falas kunder gripit 6ad0037b88fc7
Lajmi i mëparshëm

Nis aplikimi për vaksinim falas kundër gripit

mickoski investim i ri i kompanise gjermane kromberg dhe shubert lajm i rendesishem per ekonomine tone 6ad0a5e1cabe6
Lajmi i radhës

Mickoski: Investim i ri i kompanisë gjermane “Kromberg dhe Shubert”, lajm i rëndësishëm për ekonominë tonë

Të fundit nga

ShkoLartë