Nikollovski: Presim mbështetje nga të gjitha partitë për ndryshimet në Ligjin për Qeverinë

January 25, 2022
1 minut lexim

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski sot në Kuvend tha se presin përkrahje nga të gjitha partitë politike për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, me qëllim fshirjen e dispozitave para zgjedhjeve të formohet një qeveri kalimtare e ashtuquajtur “Qeveri e Përzhinos”.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, dje në Kuvend i ka dorëzuar propozim-ndryshimet për këtë ligj.

“Nga sa kam dëgjuar publikisht, të gjitha partitë politike pajtohen me propozimin tonë, përkatësisht mendojnë se koha e të ashtuquajturës qeveri teknike e përzhinos. Pres që gjatë seancës së nesërme propozimi ynë të futet në rendin e ditës të Kuvendit, të shqyrtohet dhe të miratohet”.

“Kjo është një shtrëngim duarsh nga ana jonë, sepse ne e ofrojmë këtë nga opozita dhe jo nga qeveria, që mendoj se thotë mjaftueshëm, sepse mekanizmi i një qeverisjeje teknike apo të përzhinos është në favor të opozitës. Ne vullnetarisht heqim dorë nga ky mekanizëm për të shkurtuar afatin e duhur për organizimin e zgjedhjeve prej 100 ditësh siç e ka paraparë kjo qeveri teknike dhe të shkojmë në 45 ditë kushtetuese për organizimin e zgjedhjeve që do të shkurtojë shumë afate”, tha Nikolloski.

Sipas tij, ky është një argument tjetër për të shkuar në zgjedhje të shpejta të parakohshme, sepse, siç tha ai, vendi po “humb kohë pa nevojë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar (FOTO)

Story i radhës

Çdo indiferencë apo tolerancë ndaj monstrave të enverizmit është shkatërruese për sistemin ku është shoqëria shqiptare

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë