Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar (FOTO)

Çairi dhe Ferizaji sot hapën një kapitull të ri historik të bashkëpunimit. Kryetari i Çairot Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliun shënuan fillimin e inplementimit të projektit EkoKid, pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, IPA fondet e Bashkimit Evropian.

Kështu Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar për të implementuar strategjitë e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Projekti përfshin vendosjen e paneleve fotovoltaike si dhe zëvendësimin e poçeve të vjetra me poçe efeciente në 3 shkolla fillore komunale të Çairit dhe një kopsht për fëmijë:
📍 “Hasan Prishtina”
📍“Imri Elezi”
📍“Liria”
📍Çerdhja “Borëbardha”

✅Me këto panele solare shkurtohen harxhimet sepse në nivel vjetor pritet të prodhohen afërsisht 160.000 kWh energji elekrike.

Ndërkohë edhe në Ferizaj panele fotovoltaike do të vendosen në 3 shkolla dhe 1 çerdhe. Njëra nga këto shkolla është “Gjon Serreçi” të cilën e vizituam bashkë me kryetarin Aliu dhe ku hasëm në një mikëpritje tejet të ngrohtë.
Implementimi i këtij projekti gjithsesi se do të kontribuojë në promovimin e marrëdhënieve të mira ndërkufitare, integrim në BE si dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në të dyja komunat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Veprimet ushtarake nga Rusia mund të ndodhin në çdo moment!”/ Amerika vë në gatishmëri qindra ushtarë

Story i radhës

Nikollovski: Presim mbështetje nga të gjitha partitë për ndryshimet në Ligjin për Qeverinë

Të fundit nga