Çdo indiferencë apo tolerancë ndaj monstrave të enverizmit është shkatërruese për sistemin ku është shoqëria shqiptare

January 25, 2022
min lexim

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë kriminale të komunizmit në këtë periudhë kohore postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare nga enveristat .Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia.

Mjeku mostër i diktatorit Enver Hoxha Ahmet Kamberi botonte një opinion në gazetën prestigjoze Panorama dje, dhe në opinionin e tij helmues ideologjik çfaqte urretjen ndaj të pushkatuarve dhe të denuarve nga diktatori Enver Hoxha për ligjin e pafajsisë që ju ka dhënë Parlamenti i vitit 1992 . Ai mjeku mostër kritikonte parlamentin e vitit 1992 sepse ky parlament paska dhënë pafajsisne të burgosurve dhe të pëndjekurve politikë të regjimit diktatorial. Sipas tij atë pafajsi duhet ta jepte gjykata e enverit që i kishte denuar dhe jo parlamenti që ndryshoi sistemin nga shtet diktatorial në një shtet demokratik.

Mjeku mostër Ahmet Kamberi që nuk skuqet as nuk e vret ndergjegjja që i ka shërbyer dhe i ka zgjat jetën diktatorit,don ti fshij krimet e tij që jane me shifra marra mendse dhe tragjike për një popull që nuk i kalonte të 1.500.000. i sjellim në vemendje se Gjykata Kushtetuese e Shqipërise jo vetem e ka njohte pafajsine parlamentare por ka detyruar qeverine shqiptare të japi demshperblim per vrasjet dhe denimet e padrejta te regjimit komunistë.

Dhe shqiptarët gjatë këtij tranzicjoni e njoftën sistemin e gjykatave në keto tre dekada se çfar u bë me pronat e shqiptarve duke jua marr pronarve të ligjshme dhe duke jua dhënë enveristëve të tipit Ahmet Kamberi. I cili në një sistem me ligje demokratike duhej të i mbyllte vitet e jetës në burg si sherbyes ndaj diktatorit dhe pjesmarës në krimet e tijë mostruzoe ndaj popullsise së pafasjshme shqiptare që e kundërshtuan at diktature që vrau dhe zhduku pa faj mbi 5000 shqiptare, dhe sot mba tridhjet vitesh kërkojne eshtrat dhe nuk kan një varr për të u qetsuar shpirtrisht familjaret e tyre.

Ky moster ska asnje lidhje me profesionin e mjekut se së bashku me ekipin e tij kur i vriste diktatori kundershtaret politike ky shkruante proçes -verbalet sikur ata kan vrare veten. Dhe sot në moshen e trete i etur dhe ideollogjizuar me vrasjet çfaq urretjen sepse martiret e lirise kan fituar pafajsisnë, megjithse dhe ajo pajfasi gjysmake nuk u solli asgjë familjarve se politika enveriste në dy partite kryesore është dominuese dhe as e vret ndërgjegjja se si monstrat enveriste kan privatizuar klinika moderne dhe tani pas pasurimit marramends me sistemin qe erdhi japin leksione uretje për të penalizuar ata që sakrifikuan jetën që Shqiperia të ishte vend me sistem demokratik.

I kujtojmë monstrave të enverizmit të tipit Ahmet Kamberit e Isuf Kalos se sado të ju përkdhelin partite, ne të perndjekurit politike shqiptare nuk i harrojme krimet dhe humbjen e e jeteve te familjeve tona, ne ju neverism ju monstrat që prishin ekulibrat e shoqerise postkomuniste që po ndërotojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare. Denimi i ideologjisë enveriste sot, është imperative e kohës.

Duke denuar enverizmin dhe enveristat ne fillojme nje proces shërimi për vendin tonë. Jo vetëm ata monstra që janë përgjegjës direkt për krimet e kryeme ndaj nesh, por dhe klasa politike mbas 90, margjinalisht duhet të ndihet fajtor sepse ka heshtë. Sot klasa e të persekutuarve e ka perbuz hakmarrjen dhe kjo është fitorja jonë morale , por ne nuk mund të lejomë enverizmin këtë murtajë që po i zen frymën demokracisë duke na u cfaqur me kostumin e të drejtave e lirive të njeriut në mbrotje të “xhelatëve” sepse nuk vepron drejtësia. Denimi i ideologjisë enveriste sot, është imperative e kohës. I sjellim ne vemendje opinionit statistiken e 45 vjeçare të krimit komunistë në Shqipëri:

Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra.

Të denuar me burg politikë 28 788 burra dhe 7367 gra

Të internuar për motive politike 59000 familje nga fëmijë deri tek pleqte ne moshë 90 vjecare.

U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11536 familje.

U pushkatuan dhe vdiqën në burgjet politike 64 shtetas të huaj.

U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me shtetsi jo shqiptare.

95 shqiptare kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolikë 120 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashianë 83 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë mysliman 60 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë ortodoksë 39 veta.

U shkatruan dhe u mbyllen 2169 institucjone fetare.

Xhami 740, kisha e manastire ortodokse 608, kisha e manastire katolike 157, teqe tyrbe 530

Sot mbas tridhjet vite mbi 5000 të pushkatuar u jane zhdukur eshtrat , pati kampe çfaroses Korçë. Burrel, Tepelene, Spaç, Qaf-Bari.

Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nikollovski: Presim mbështetje nga të gjitha partitë për ndryshimet në Ligjin për Qeverinë

Story i radhës

Ushtarët ukrainas, skeptikë për bisedimet SHBA-Rusi

Të fundit nga

Erolldi dhe Diola publikojnë momente intime

Erolldi dhe Diola këto ditë kanë vendosur t’i kalojnë në vende të nxehta siç është Maldive. Çifti kanë vendosur të ndajnë momente të lumtura mes tyre nuk ka munguar as puthja. Nga
ShkoLartë