Ushtarët ukrainas, skeptikë për bisedimet SHBA-Rusi

January 25, 2022
min lexim

Ushtarët ukrainas që ndodhen në vijën e parë të frontit shprehen skeptikë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në bisedimet e Uashingtonit dhe Moskës, që filluan pas grumbullimit të rreth 100 mijë trupave ruse pranë kufirit të Rusisë me Ukrainën. Ndërkohë, në një qëndrim të ndryshëm nga aleatët e saj të NATO-s, Gjermania ka përjashtuar mundësinë e furnizimit me armë të Ukrainës.

I pozicionuar në një llogore në vijën e frontit përballë separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin Luhansk, një ushtar ukrainas shpreh frikën se diskutimet me Moskën nuk do të sjellin rezultate.

“Nuk mendoj se rusët i filluan bisedimet për të arritur marrëveshje. I kuptoj shqetësimet, por Rusia nuk është e interesuar të bisedojë. Ata kanë plane dhe detyra për të zbatuar. Nuk do të ndalen, nuk mund të bisedosh me ta”, thotë Oleh Surhov.

Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën.

Ndërkohë ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme në Gjermani ka përjashtuar mundësinë e furnizimit me armë të Ukrainës.

Banorët e Kievit kanë mendime të ndryshme rreth refuzimit gjerman, një veprim që bie ndesh me qëndrimet e anëtarëve tjerë të NATO-s.

“Mendoj se Gjermania ka të drejtë. Ajo nuk do që të përfshihet. Edhe unë do bëja të njëjtën gjë”, thotë Vira, banore e Kievit.

“Duket se Rusia është aleat më i madh dhe më i mirë për Gjermaninë. Duhet ta gjykojmë nga perspektiva gjermane”, thotë një banor tjetër.

“Ata reagojnë kështu ndaj krizës dhe Rusisë për shkak të interesave të biznesit. Në njërën anë është agresori dhe në anën tjetër ekonomia dhe burimi i energjisë, të cilën Gjermania nuk po gjen mënyrë për ta zëvendësuar”, thotë Yuri, 58 vjeçar.

“Nëse nuk na ndihmojnë, me duar bosh nuk mund ta mbrojmë veten. Ata janë shpresa jonë. Pa ta nuk mund t’ia dalim”, thotë 48 vjeçarja Nadiia.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë një qasje të kujdesshme ndaj synimeve të Rusisë pas pushtimit të Krimesë më 2014 dhe mbështetjen që Moska u ka dhënë separatistëve në luftimet kundër forcave qeveritare në Ukrainën Lindore.

SHBA dhe BE kanë paralajmëruar përgjigje të ashpër nëse Rusia sulmon sërish. Moska mohon të ketë plane për pushtim./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çdo indiferencë apo tolerancë ndaj monstrave të enverizmit është shkatërruese për sistemin ku është shoqëria shqiptare

Story i radhës

“Kam dashur të të ndihmoj”, deklarata e Ilirit çudit Donaldin

Të fundit nga

ShkoLartë