Nietzsche mbi Rusinë

April 14, 2022
min lexim

Në librin “Njerëzor, tepër njerëzor”, II (1886), në fragmentin 231, filozofi i madh gjerman Nietzsche (Niçe) shkruan: “Emigrimi më i rrezikshëm. -Në Rusi ka një emigrim të inteligjencës: kufiri kalohet për të lexuar dhe për të shkruar libra të mirë. Mirëpo, kësodore transformohet gjithnjë e më shumë atdheu i braktisur nga mendja në një lloj çakalle e shtrirë e Azisë e cila synon ta gllabëroj Evropën e vogël.”

Edhe ky fragment dëshmon për luciditetin e thellë të Nietzsches: aftësinë e tij që me disa fjali të shkoqisë një problem kompleks. Luciditeti i këtij fragmenti shpërfaqet me dy momente të realitetit të sotëm të Rusisë së Putinit: me mbytjen e mundësive për kërkime e mendime të lira, që ndëshkohen me burgim deri në 15 vjet; si edhe me një vizionit të tij politik që i kundërvihet vlerave politike e kulturore evropiane.

Eseisti francez Michel Eltchaninov ka vërë në pah se Putini ka kërkuar mbështetje për projektet e veta politike edhe te rryma e evroazizmit, e lindur në vitet 1920 te autorët rus të emigruar në Evropë, në veçanti në Prag dhe Sofia. Për përfaqësuesit e kësaj rryme “Rusia s’ka asgjë të përbashkët me Evropën perëndimore, por ka afërsi me popullsitë aziatike, myslimanët, sllavët dhe popujt turkofonë që përbëjnë “një simfoni specifike”.

Ai mendon se për ta kuptuar luftën e Rusisë në Ukrainë duhet kuptuar «personazhin e Putinit meqë kjo është luftë e tij». Ndërkaq, në analizën e ideologjisë së presidentit rus ai veçon shpjegimin në saje të despotizmit: «i mbyllur brenda atmosferës së gënjeshtrave të tij, autokrati, i bindur për superioritetin e vet intelektual, tani e tutje i dëgjon vetëm fantazmat e veta». Ai dëshiron të jetë «cari i kohërave moderne», lideri i cili «do ta rimëkëmb Rusinë në tërësinë e saj». Edhe duke synuar që disa popuj tê Azisë t’i pêrdorê si mjete pêr pushtimet e veta.

Putini, siç dihet, që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2000, ka vendosur një kontroll gjithëpërfshirës mbi shoqërinë civile të Rusisë, e njëherazi ka përqendruar në duart e veta që të tri pushtetet: ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor (sferën e të drejtës), duke e vazhduar kësisoj traditën e stalinizmit. Arrestimet dhe vrasjet e gazetarëve dhe veprimtarëve të shoqërisë civile që kritikonin regjimin, pengimi i protestave kundër politikës së tij autokratike dhe qeverisjes së tij, e cila ndrydhë manifestimin e pluralitetit të opsioneve politike karakterizojnë rrjedhën e politikës së Putinit. Në fakt, regjimi i Putinit ka funksionuar në atë mënyrë që e ka bërë të pamundur një alternativë politike;

Prandaj gjatë decenieve në Rusi ka vazhduar procesi i “emigrimit të rrezikshëm”, pra edhe “kufiri kalohet për të lexuar dhe për të shkruar libra të mira”; është fjala për ikje nga atmosfera ku s’ka vend për kërkime mendore të pavarura, për hulumtime dhe formësime të subjektivitetit të individit. Edhe prindërit e autorit francez Eltchaninov ishin rusë që kishin emigruar në Francë para disa decenieve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Trump pajtohet me Biden: Ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocid

Story i radhës

Rritje linear të pagave prej 3000 denarë, kjo është kërkesa e punonjësve të Postës

Të fundit nga

ShkoLartë