Nga protesta e mbrëmshme në Shkup, dy policë të lënduar dhe disa prona të dëmtuara

Situata gjatë protestës së mbajtur nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” është përshkallëzuar mbrëmjen e djeshme para Kuvendit në Shkup.

Protestuesit në drejtim të kordonit policor që siguronte ndërtesën e Kuvendit kanë hedhur qindra fishekzjarre tymi, mjete piroteknike dhe shishe qelqi.
Ministria e Punëve te Brendshme ka konfirmuar mbrëmë se dy policë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Sipas policisë, mbrëmë është ndaluar nga organet e rendit edhe një person i cili po lëvizte drejt Kuvendit duke mbajtur me vete një çekan dhe gurë.

Protestat ka disa ditë që po përshkallëzohen.

Protestuesit mbrëmë hodhën gurë në drejtim të statujës së Skënderbeut në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, me ç’rast dëmtuan dhe shumë prona dhe vetura të shqiptarëve.

Ata hasën në rezistencë nga shqiptarët të cilën nuk i lejuan protestuesit të vazhdojnë drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Pjesëmarrësit e protestës dogjën përpara objektit të kuvendit, fotografitë e deputetëve të shumicës të cilat i kishin vendosur në një pankartë të madhe

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

1,521 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Story i radhës

​Liqeni mëson sot rivalët e Ligës së Kampionëve në futsall

Të fundit nga