​Liqeni mëson sot rivalët e Ligës së Kampionëve në futsall

Sot, me fillim nga ora 14:30 në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për grupet e Preliminary dhe “Main Round” (raundin kryesor) të UEFA Futsall Ligës së Kampionëve.

FC Liqeni si skuadër me rezultate pozitive nga sezoni i kaluar në UEFA Futsall, Ligën e Kampionëve, këtë edicion kalon direkt në raundin kryesor .

Ku edhe do jemi mikpritës të grupit në kuadër të kësaj gare pas aplikimit pozitiv, e që në muajin tetor do mbahet në Kosovë. 

Prezent sot në Nyon të Zvicrës gjendet edhe presidenti i klubit Kastriot Berisha, i cili nga afër do kuptoj kundërshtarët potencial në kuadër të garave evropiane, garës më prestigjioze për klubet e futsallit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga protesta e mbrëmshme në Shkup, dy policë të lënduar dhe disa prona të dëmtuara

Story i radhës

Itali: Për shkak të thatësirës gjendje e jashtëzakonshme në pesë rajone

Të fundit nga