nga nje maji 1225 sherbime jepen online ne portalin e albania 627bfe266c9fa

Nga një maji, 1225 shërbime jepen online në portalin e-Albania

May 11, 2022
1 minut lexim

1225 shërbime publike ofrohen online në portalin e-albania ndërsa prej datës 1 maj vetëm 5% e shërbimeve publike ofrohen ende në sportele, ku qytetari duhet të paraqitet fizikisht.

Por ndonëse vendimi për kalimin e pjesës më të madhe të shërbimeve online, si pjesë e revolucioni digjital, ka eleminuar rradhët e gjata të pritjeve, të moshuarit po hasin vështirësi.

Një pjesë po u drejtohen kancelarive që përdorin logon e e-albania, ku ofrohet shërbim  kundrejt pagesës.

‘Unë nuk di, kam shkuar ne kancelari, atje me morën 4 mijë lekë”, shprehet një qytetar.

Por përdorimi i logos së e-albania për qëllime tregtare është i ndaluar.

Nevila Repishti: Logo e e-albania është e regjistruar dhe patentuar ne Drejtorinë e Përgjithshme te pronësisë industriale dhe përdorimi nga pale te treta përveçse agjensisë kombëtare të shoqërisë së informaconit përben shkelje ndal ligjit.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur kontrollet në të gjthë vendin për evidentimin e subjekteve që po abuzojnë duke përfituar nën logon e e-albania. Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.

Qytetarët që hasin vështirësi me përdorimin e teknologjisë mund të asistohen nga punonjësit që ndodhen fizikisht në sportele.

“Do kenë një asistence, ne sportelet qe mbeten te hapura do merren shërbimet qe nuk mund te ofrohen elektonikisht, risia tani është mosparaqitja  me patjetër fizikisht per te marre kopjen e dokumentit, por gjithsesi ndihma mbetet ne dispozicion”, shprehet Nevila.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

voa nje zyrtar pro rus i khersonit kerkon bashkimin e ketij rajoni me rusine 627bfe1991ff2
Story i mëparshëm

VOA: Një zyrtar pro-rus i Khersonit kërkon bashkimin e këtij rajoni me Rusinë

myftiu ternava ne forumin global te vlerave te perbashketa pjesemarres mbi 70 lidere nga te gjitha religjionet 627bfe2b25cf0
Story i radhës

Myftiu Tërnava në Forumin global të vlerave të përbashkëta, pjesëmarrës mbi 70 liderë nga të gjitha religjionet

Të fundit nga

ShkoLartë