Nga nesër në Kosovë kthehen rrebeshet e shiut

Gjatë ditës së nesërme në territoret tona pritet të ketë zhvillime të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të kapin tërë territorin.

Zhvillime më të forta parashihen në veri-veriperëndim-qendër të Shqipërisë, duke mos përjashtuar edhe jugun e vendit, jug të Malit të Zi, ndërsa zhvillime të stuhive lokale parashihen edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovë, por në Kosovë dhe Maqedoni reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe do të përfshijnë më pak territor.

Në Shqipëri për shkak të reshjeve të ditëve të kaluara çdo reshje e re intensive në zonat ku ka patur përmbytje mund të shkaktojë probleme të reja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bardhi dhe Alibeaj takojnë zyrtarin e CDU/CSU: Të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të PPE

Story i radhës

NUREDINI: Nëse i sigurojmë kushtet e nevojshme, jam i sigurt se qytetarët do të bëjnë selektimin e mbeturinave

Të fundit nga