Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të premten do të bëhet mbyllja e një pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.
Sipas njoftimit, për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytëzohet rruga alternative.
“Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mëngjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 (e diel).
Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim, pasi që punimet në fjalë do të realizohen më shpejt dhe më sigurt”, thuhet në njoftim.