schedule17:36 – 22 Shkurt, 2022
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Shkodra kreun e PD Lulzim Basha, të cilin e ka cilësuar si lider të dobët që e ka çuar partinë nga humbja në humbje.
“PD pati fatin më të keq që për 8 vite të kishte në krye një kryetar të dobët, s’u bë kurrë i fortë. Lideri duhet i fortë s’po them agresiv por duhet të jetë i fortë përndryshe nuk mund të drejtojë. Prandaj le t’i pyesim ata demokratë që mendojnë ta mbështesin a nuk kaloi ky nga humbja në humbje. E dorëzoi Shkodrën në 2019 por e mbajti Voltana Ademi ç’është e vërteta”, tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të njësisë Rrethina, Berisha e akuzoi sërish Bashën si të përfshirë në afera të rënda.
“Së dyti ky zotëria u implikua në afera të rënda, dalin të gjitha. Njeriu që s’është vetja e tij e diktojnë dhe i bëjnë ç’të duan. I them këto fjalë për një njeri që e mbështet. Të gënjen njëherë hajde por po të gënjeu për së dyti i bie keni qejf t’u gënjejë”, shtoi ish-kryeministri.
/