Kosova pa rezerva shtetërore..!

Në kohën në të cilën po jetojmë pothuajse e gjithë bota është në lëvizje me plotë turbulenca, dhe me sfida të ndryshme politike, ekonomike e deri tek ajo e sigurisë globale. Situata në Ukrainë po tregon se aspiratat për ringjalljen e ideologjive për të pushtuar dhe sunduar popuj dhe shtete nuk ka vdekur. Rusia “cariste” e cila që nga lufta e parë botërore përmes ideologjisë të egër komuniste nuk u ndal asnjëherë për tu bërë subjekt kyç i bllokut të shteteve të cilat iu’a imponoi ideologjinë komuniste dhe diktaturën. Kjo përmes propagandës dhe formave më të ndryshme e përdori rivalitetin ndaj shteteve demokratike dhe vlerave euroatlantike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sigurinë në Evropë po e teston Vladimir Putini një personalitet i regjur i shërbimeve të fshehta të inteligjencës ruse i cili po e kërcënon Evropën edhe me armë bërthamore. Nuk është hera e parë që Shërbimet Sekrete Ruse të udhëzuara nga kabineti i Vladimir Putinit ndërhyn në punët e brendshme në shtetet e ndryshme deri tek Amerika. Agjenturat ruse përmes shërbimeve të inteligjencës dhe të teknologjisë të kibernetikës vite me radhë punuan që ta përçajnë unitetin e shteteve të Bashkimit Evropian. Rusët ndërhyjnë edhe në fushatën elektorale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politika e fshehtë e Vladimir Putinit për ta destabilizuar Ballkanin u testua edhe në Maqedoninë Veriore, në Republikën e Malit të Zi në Bosnje dhe Hercegovinë, me theks të veçantë kundër shtetit të Kosovës.

Në këto rrethana të cilat po ndodhin para syve tanë asnjë shtet nuk është imun ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të cilat po i sfidon Rusia në krye me Vladimir Putinin. Institucionet e shtetit të Kosovës dhe qeveritë e shkuara nuk arritën asnjëherë që shtetit të Kosovës t’i sigurojnë rezerva të nevojshme të ushqimit, të barnave, të derivateve dhe të artikujve tjerë të cilët janë jetikë në situatat e krizës që mund t’i ndodhin vendit. Është më se e nevojshme që qeveria e vendit t’i analizojë rrethanat aktuale të cilat po ndodhin në Ukrainë dhe më gjerë në mënyrë që sa më parë të ndahen mjete financiare për sigurimin e rezervave shtetërore. Kjo është imperativ e kohës, kur dihet se Kosova varet nga importi i artikujve më të ndryshëm ushqimorë.

Mendoj se institucionet e shtetit duhet të jenë më vigjilente, të cilat duhet ta ngrisin nivelin e shkallës së gatishmërisë për sigurinë e vendit. Është koha që edhe kapacitetet e forcave të sigurisë të rriten duke pranuar dhe aftësuar kadetë dhe policë të cilët janë të aftë të përballen për të gjitha situatat që mund t’i ndodhin vendit. Është më se e nevojshme se dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës t’i hartojnë planet duke e ngritur shkallën e bashkëpunimit në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të dy shteteve.

neglizhencë apo dështim që mund t’i ndodhë Kosovës nga kërcënimi i Serbisë apo i Rusisë është i pafalshëm për institucionet e shtetit. Të gjitha këto patjetër duhet të koordinohen me shtetet mike të Evropës, me Amerikën dhe me Aleancën Ushtarake të NATO-së. Në fund po theksojmë se populli i Kosovës e ka përjetuar gjenocidin dhe vuajtjet më të ndryshme nga lufta e fundit, kur Serbia organizoj spastrimin etnik të shqiptareve dhe qytetarëve të tjerë të cilët Kosovën e njohin si vendlindje dhe shteti të tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nga humbja në humbje”, Berisha: PD u drejtua nga një lider i dobët për 8 vite, s’u bë kurrë i fortë

Story i radhës

Hungaria do të vendosë trupa në kufirin me Ukrainën

Të fundit nga