hungaria do te vendose trupa ne kufirin me ukrainen 62151ad9867a4

Hungaria do të vendosë trupa në kufirin me Ukrainën

February 22, 2022
1 minut lexim

Hungaria do të vendosë trupa përgjatë kufirit të saj 137 km me Ukrainën mes frikës së një fluksi refugjatësh nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet, tha ministri i Mbrojtjes Tibor Benko.

Vendet në Evropën Lindore po bëjnë përgatitje për njerëzit që ikin nga Ukraina.

“Forcat e armatosura të Hungarisë do të kryejnë detyra humanitare si dhe do të mbyllin kufirin e Ukrainës me Hungarinë “për të siguruar që asnjë grup i armatosur nuk mund të hyjë në territor”, tha ministri i Mbrojtjes Tibor Benko.

“Siguria e Hungarisë është më e rëndësishmja, ne po përforcojmë kufirin Ukrainë-Hungari”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë Viktor Orban njihet për qëndrimin e tij të ashpër ndaj migracionit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në të kundërt, fqinji i të dyjave, Rumania thotë se mund të pranojë gjysmë milioni refugjatë nëse kriza në Ukrainë përkeqësohet.

“Ka disa vlerësime, por ne mund të pranojmë mbi 500,000 refugjatë, ky është numri për të cilin ne kemi përgatitur”, u tha gazetarëve ministri i mbrojtjes Vasile Dincu.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kosova pa rezerva shteterore 62151ad6a0f3a
Story i mëparshëm

Kosova pa rezerva shtetërore..!

4 menyra efektive dhe te shpejta per te larguar aromen e mykut nga rrobat tuaja 62151add21547
Story i radhës

4 mënyra efektive dhe të shpejta për të larguar aromën e mykut nga rrobat tuaja

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë