Nga Haklajt te “21 janari”, avokati i njohur: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha, nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar

Avokati Idajet Beqiri ka renditur 4 dosjet e mëdha që duhet të çojë deri në gjyq kreu i ri i SPAK, Altin Dumani.Në një intervistë për mediat këtë fundjavë, Beqiri përmendi ‘Gërdecin’, ‘CEZ-DIA’ ‘Inceneratorët’ dhe ’21 janarin’.

Për 3 prej këtyre dosjeve, Beqiri thotë se kryekoka është ish kryeministri Sali Berisha i cili duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.“Paraardhësi i Altin Dumanit kishte shansin të bënte histori për veten dhe vetë SPAK. Dosjet që ai kishte në dorë bashkë me SPAK, nëse do çonte 4 prej tyre në gjyq, do mbahej mend sa të ishte jeta në këtë vend. Kryedosja ishte Gërdeci, është thuajse i hetuar. Gërdeci nuk do kokë turku. SPAK po e përdor me një kokë turku tjetër.

Tani do të bëjë një kokë turku tjetër, Fatmir Mediun por nuk shkon te kryekoka që është Sali Berisha. Duhet të dalë me burg të përjetshëm. SPAK e ka këtë dosje. Dosja CEZ-DIA, dosja e vrasjes në bulevard që thotë se do vrisja dhe kreun e opozitës. Duhet të hetojnë dhe inceneratorët”, deklaroi ai. Ndërkohë Beqiri kreun e ri të SPAK, Altin Dumani e quan si më të përshtatshmin për situatën aktuale. Por nëse deri në muajin shkurt 2023 nuk çon përpara 4 dosjet, sipas Beqirit është i dështuar.“Nëse brenda muajit të shkurt nuk i çon përpara këto dosje është i dështuar. Do konsiderohet që ecën në gjurmët e atij të parit.

Ai është organi më i lartë dhe duhet të bëjë një gjë të tjera”, u shpreh ai. Po ashtu, avokati përmendi edhe dosjen e Haklajve, duke thënë se edhe këtu ka gisht Sali Berisha, pasi krijoi organizatë kriminale për të kryer vrasje. Aso kohe, Beqiri thotë se Altin Dumani ka pasur në duar dosje për këtë çështje.“Ka edhe dosje të tjera që janë shpuzë, organizata kriminale që krijoi Berisha në vitin 1997 kur than ë mitingun e Tropojës që Shkëlqim Haklajn e dua gjallë ose vdekur në Tropojë.

Pas vrasjes së tij, banda u fut në Tropojë me egërsi të jashtëzakonshme me ndihmën e shtetit dhe strukturave të policisë të asaj kohe. Rol ka luajtur drejtoria e policisë Kukës dhe arritën të vdisnin 100 e ca djem të Tropojës. Dumani ka dijeni për këtë çështje, ka pasur dosje”, nënvizoi avokat Idajet Beqiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Masakër në një bllok banimi në Kanada, humbin jetën 6 persona, mes tyre dhe autori

Story i radhës

E ardhmja e gazit LNG: Shumë para për asgjë?

Të fundit nga