Masakër në një bllok banimi në Kanada, humbin jetën 6 persona, mes tyre dhe autori

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në një ndërtesë në periferi të Torontos.

Në mesin e viktimave është dhe autori i ngjarjes, i cili vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, raportojnë mediat e huaja.

Rreth orës 19:20, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna në Vaughan, tha shefi i policisë rajonale të York-ut Jim MacSween. “Pasi mbërritën oficerët, ata u përballën me … një skenë të tmerrshme ku vdiqën shumë viktima,” tha MacSween në një konferencë për shtyp.

Shefi i policisë tha se nuk kishte detaje nëse sulmuesi ishte banor i ndërtesës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mediumi boshnjak publikon video të disa serbëve të armatosur në veri

Story i radhës

Nga Haklajt te “21 janari”, avokati i njohur: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha, nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar

Të fundit nga