nga dubai fero zemra ime ndihet e qete sa here qe lutem 6aa6e3c6a79ba

Nga Dubai, Fero: Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem

September 13, 2026
1 minut lexim

Fero ka ndarë me ndjekësit një mesazh me përmbajtje fetare, duke treguar edhe një herë rëndësinë që feja ka për të.

Përmes një postimi në InstaStory, reperi ka shkruar: “Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem”.

Aktualisht, Fero ndodhet në Dubai, ku dyshohet se ka udhëtuar për të takuar vajzën e tij, e cila prej vitesh jeton me nënën e saj, modelen Arbenita Ismajli.

Raporti mes Feros dhe Arbenitës ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e publikut.

Dyshja kanë pasur përplasje të shumta ndër vite, gjersa në disa raste kanë bërë edhe akuza publike ndaj njëri-tjetrit.

Fero para pak vitesh bëri një shkëputje nga muzika, duke iu përkushtuar më shumë fesë islame.

Megjithatë, më vonë u rikthye në skenën muzikore dhe vazhdon të publikojë këngë të reja, duke ruajtur stilin e tij muzikor.

Sa i përket anës private, ka qenë më i rezervuar në rrjete sociale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

droni rus godet trenin prane kufirit polak pak minuta pas kalimit te boris johnsonit 6aa6e2f309bc6
Lajmi i mëparshëm

Droni rus godet trenin pranë kufirit polak, pak minuta pas kalimit të Boris Johnsonit

tvsh ja e dizelit ulet nga 18 ne 10 6aa6e665f00f5
Lajmi i radhës

TVSH-ja e dizelit ulet nga 18 në 10%

Të fundit nga

TVSH-ja e dizelit ulet nga 18 në 10%

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës
ShkoLartë