Neville tregon se si u bindë Guardiola ta vazhdojë kontratën

November 25, 2024
1 minut lexim

Gary Neville është i bindur se Pep Guardiolës i është premtuar një rindërtim total i ekipit të Manchester Cityt verën e ardhshme pasi nënshkroi kontratën e re.

Guardiola i tha fund spekulimeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij, duke nënshkruar një kontratë të re për dy sezone në ‘Etihad Stadium’.

Sidoqoftë, humbja që pësuan këtë vikend ndaj Tottenhamit ishte e pesta me radhë për ta, duke i lënë tetë pikë mbrapa liderit Liverpoolit në tabelën e klasifikimit.

Problemet e Cityt filluan që prej se Rodri këputi ligamentin e gjurit duke humbur kështu pjesën e mbetur të sezonit.

‘Qytetarët’ pritet që ta transferojnë një mesfushor të ri në janar për shkak të lëndimit që pësoi së fundmi Mateo Kovacic i cili deri më tani kishte zëvendësuar Rodrin e lënduar.

Ish-kapiteni i Man United, Gary Neville, pret që të ketë një transferim të madh në janar, por beson se ka probleme më të mëdha dhe më të thella se sa mungesa e Rodrit.

“Duket se nëse City e fiton Ligën Premier këtë sezon do të ishte triumfi më i madh në Angli i Guardiolës, për shkak të asaj që kemi parë deri më tani”.

“Unë mendoj se ata do të bëjnë biznes në janar dhe do të marrin një mesfushor, por që Pep të qëndrojë sërish, ata natyrisht i kanë premtuar një kontratë të madhe, por duhet t’i kenë premtuar edhe një riinvestim gjatë verës dhe një rindërtim të skuadrës”.

“Do ta imagjinoja nëse do të prisnin për këtë. Nuk besoj se do të shohim 2 apo 3 blerje në janar, ndoshta vetëm një për ta zgjidhur problemin në mesfushë”, ka thënë Neville.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Data e zgjedhjeve parlamentare, Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS, axhenda

Story i radhës

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Të fundit nga

ShkoLartë